Trajtimi i varësisë nga kokaina

Varësia nga kokaina është një nga varësitë më të hasura përsa i përket drogës. Ndikon thellësisht në të gjitha aspektet e jetës së përdoruesit.

Çfarë është kokaina dhe pse krijon varësi?

Kokaina përfitohet nga gjethet e bimës koka, që rriten kryesisht në Amerikën e Jugut. Zakonisht gjendet në formën e pudrës dhe mund të thithet, tymoset, ose injektohet. Ajo është një stimulante e fuqishme, pra e eksiton sistemin nervor. 

Kokaina i prodhon efektet e saj psikoaktive duke vepruar në sistemin limbik të trurit, që ka për detyrë modifikimin e kënaqësinë dhe motivimit. Direkt pas marrjes së kokainës, ajo e arrin trurin brenda disa sekondave dhe lidhet me receptorët e dopaminës, serotoninës dhe adrenalinës.

Çlirohet një sasi e madhe e tyre – neurotransmetues që janë përgjegjës për ndjesitë e kënaqësisë, lumturisë dhe eksitimit -, por që nuk ripërthithen sepse kokaina është lidhur tashmë me receptorët e tyre. Kështu, ato qëndrojnë për një kohë më të gjatë të grumbulluar në tru. Kjo shkakton ndjenja euforike dhe një dëshirë të fortë për ta përdorur përsëri drogën.

Kokaina i prodhon efektet e saj psikoaktive

Cilat janë shenjat dhe simptomat e varësisë nga kokaina?

Varësia nga kokaina prodhon një sër simptomash karakteristike. Kokaina efektet e saj i shfaq në mënyrë që mund t’i kategorizojmë në:

Shenjat në sjelljen e të varurit

Simptomat e përdorimit të drogës

Simptomat e kokainës përfshijnë:

Cilat janë efektet anësore të varësisë nga kokaina?

Në fakt kokaine sjell pasoja të rënda. Pasojat e kokainës mund të jenë afatshkurtra ose afatgjata.

Efektet afatshkurtra të varësisë nga kokaina

Kokaina efektet afatshkurtra i ka edhe të llojeve më të rralla, si nauze, palpitacione të zemrës, paranojë ose ankth, ose psikozë.

Efektet afatgjata të varësisë nga kokaina

Mbi të gjitha, efekti afatgjatë më shkatërrimtar që sjell varësia nga kokaina është zhvillimi i tolerancës ndaj saj. Përdoruesit do t’i nevojiten doza gjithnjë e më të larta për të arritur të njejtat efekte, gjë që e përkeqëson gjithnjë e më shumë shëndetin. 

Problemet me mushkëritë janë karakteristike për personat që e thithin kokainën. Ulçerat dhe dëmtimet e venave janë karakteristike për ata që e injektojnë atë.

Si dhe pse fillon varësia nga kokaina?

Varësia nga kokaina mund të fillojë për arsye të ndryshme, duke përfshirë:

Herën e parë, përdorimi shpesh duket sikur është i kontrollueshëm, por toleranca dhe varësia zhvillohen shpejt. Individin ndjen nevojë të vazhdueshme për të vazhduar përdorimin e drogës dhe trajtimi i varësisë nga kokaina bëhet gjithnjë më i vështirë.

Cili është trajtimi për abuzimin me kokainën?

Si të filloni trajtimin për varësinë nga kokaina?

Dëshira për ta lënë kokainën është hapi i parë dhe më vendimtar që mund të ndërmarrë një përdorues i kokainës. Mënyra si te pastrohemi nga kokaina dhe rruga drejt shërimit nga varësia nga kokaina fillon me një bisedë të thjeshtë me një klinikë që trajton sëmundjet e varësisë nga droga.

Kostoja e trajtimit të varësisë nga kokaina

Është e vështirë të jepet një shifër ekzakte sepse trajtimi i varësisë nga kokaina varet nga shumë faktorë, si kohëzgjatja e trajtimit, lloji i terapive ose medikamenteve që përdoren, si dhe plani juaj specifik i trajtimit.

Doktorët

Në klinikën tonë, trajtimi kryhet nga profesionistë të liçensuar dhe me përvojë te trajtimi i varësisë nga kokaina. Psikiatrët, psikologët dhe specialistët tanë të shëndetit mendor do t’ju ofrojnë udhëheqjen e duhur në çdo hap.

Patentat dhe certifikatat

Klinika është e certifikuar dhe e njohur për punën që bën me varësinë nga droga, duke përfshirë kokainën. Kjo garanton cilësinë dhe sigurinë e trajtimeve që do të merrni.

Vlerësimet

Arlind Dervishi

Klinikën j’ua rekomandoj të gjithëve që janë skeptikë. Me vetëm një konsultë që kam bërë me një psikolog, jam bindur që të vazhdoj trajtimin edhe pse në fillim as nuk doja të vija. Në vetvete, asnjëri nga ne nuk e di se për çfarë ka vërtet nevoje

Erisa Kola

Në të ardhmen time të re, kam në plan të qëndroj larg kokainës. Shërimi nga kokaina më ka bërë të besoj që jeta ime ka filluar edhe një herë nga e para

Besnik Hoxha

Sinqerisht e konsideroja veten si një person që jetonte një jetë të mirë, deri në momentin që fillova kokainën. Gjithmonë mendoja se mund ta ndaloja kurdo të doja, por shëndeti im sa erdhi duke u përkeqësuar. Kisha qenë te dy psikiatër dhe nuk më kishin ndihmuar dot, prandaj nuk kisha shpresë. Mua vërtet që m’u dha një shans i dytë për të jetuar kur fillova trajtimin këtu. As vetë nuk mund ta besoj