dr-vorobjev

Sipas Zyrës së Drogës dhe Krimeve të Shteteve të Bashkuara, prej vitit 2019, 35 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga ҫrregullimi i përdorimit të drogës, ndërkohë vetëm 1 në 7 persona marrin trajtim.

Trajtimi i varësisë ndaj metadonit, substitolit, subuteksit dhe suboksonit

Në këtë shkrim do të mësoni për abuzimin e opioidëve dhe paradoksin e trajtimit të këtij abuzimi: medikamentet si subuteksi dhe metadoni, të cilët përdoren për të trajtuar abuzimin ndaj opioidëve, mund të shkaktojnë varësi nëse nuk administrohen me kujdes. Do të mësoni gjithashtu për programin e trajtimit të varësisë ndaj këtyre substancave, për kohëzgjatjen dhe përmbajtjen e tij.

Përdorimi i metadonit, substitolit, subuteksit dhe suboksonit në trajtimin e varësisë nga droga

Kur individët krijojnë varësi ndaj opioidëve të abuzuar më shpesh, si heroina, mjekët përshkruajnë përdorimin e medikamenteve si metadoni dhe subuteksi. Këto dy medikamente kanë të përbashkët disa elementë. Janë opioid me veprim të gjatë dhe agonist opioidësh. Efekti i tyre në funksionet trupore zgjat me orë dhe lidhen me të njëjtët receptorë nervor si heroina. Kur kjo ndodh, heroina nuk mund të lidhet më me receptorët e të shkaktojë eufori apo ndjesinë e të qenurit në humor.

Fillimisht mund të duket si një trajtim efikas, por problemi me përdorimin e tyre qëndron në strukturën e tyre kimike. Ata janë gjithashtu opioidë dhe kanë të njëjtat efekte si opioidët e paligjshëm, por në nivele më të lehta. Prandaj, përshkrimi dhe administrimi i tyre është i liҫensuar kryesisht për përdorim në klinikat e akredituara të metadonit.

Le t’i shohim më tej këto medikamente të aprovuara.

Ҫfarë është metadoni?

Metadoni është një opioid sintetik, i cili përdoret për terapinë e mirëmbajtjes së opioidëve dhe për menaxhimin e dhimbjes kronike. Kryesisht marketohet si Dolofinë ose Metadozë. Ky medikament merret nga goja dhe rrallë me injeksion. Kur injektohet, është 100% i disponueshëm për t’u përthithur dhe ҫon në intoksikim. Metadoni përdoret në menaxhimin e simptomave të ndërprerjes së opioidëve.

Duke qenë se aprovohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, përdorimi i tij mund të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e mjekut. Fatkeqësisht mund të shkaktojë eufori dhe varësi. Për këtë arsye, administrimi i tij duhet mbikqyrur.

Ҫfarë është substitoli dhe cilat janë përdorimet e tij?

Substitoli, i njohur si sulfat morfine, është një opioid semi-sintetik, i cili përshkruhet nga specialistët e liҫensuar për lehtësimin e dhimbjes. Substitoli nuk përdoret zakonisht në trajtimin e dhimbjes afatshkurtër, si përshembull dhimbja kirurgjikale.

Substitoli është i disponueshëm si pilulë orale me ҫlirim të kontrolluar. Përqëndrimi më i lartë i kësaj droge mund të shkaktojë mbidozë. Substitoli i tretur dhe i injektuar në organizëm mund të ҫojë në ҫlirimin e shpejtë të drogës dhe përthithjen e një doze fatale. Ky medikament shkakton varësi të rëndë.

7 simptomat e abuzimit të metadonit dhe substitolit

  • Përzierje dhe të vjella
  • Pupila të ngushtuara
  • Përgjumje dhe dobësi muskulare
  • Lëkurë të lagësht dhe të zbehtë
  • Frymëmarrje të cekët
  • Presion të ulët gjaku
  • Pavetëdije dhe koma

Në raste të rënda mund të rezultojë në arrest respirator dhe kardiak.

8 mënyrat e abuzimit të metadonit dhe substitolit

  • Marrja e substitolit dhe heroinës së bashku
  • Kombinimi i metadonit me alkoolin
  • Marrja e substitolit bashkë me kokainën
  • Injektimi intravenoz i substitolit
  • Përdorimi i metadonit dhe substitolit në doza më të larta se sa të përshkruara nga mjeku
  • Marrja e trajtimeve nga mjek të ndryshëm në të njëjtën kohë
  • Përgënjeshtrimi i mjekut për të marrë doza më të larta
  • Blerja e metadonit dhe substitolit në terren
8 mënyrat e abuzimit të metadonit dhe substitolit

Ҫfarë funksioni kryen subuteksi?

Subuteksi, një emër tregtar për buprenorfinën, është një analgjezik opioid semi-sintetik. Ai prodhohet nga modifikimi i një opioidi natyral si morfina dhe përdoret për të trajtuar ҫrregullimin e përdorimit të opioidëve, dhimbjes akute dhe kronike. Shpërdorimi i subuteksit parandalohet nga kombinimi i subuteksit me suboksonin.

Subuteksi administrohet poshtë gjuhës, me injektim ose përmes strishave transdermale. Subuteksi është trajtimi më i mirë zëvendësues sepse ka një rrezik të ulët për mbidozim. Megjithatë, individët abuzojnë me të. Shpesh herë, mjekët e kombinojnë trajtimin e subuteksit me metadonin.

Sipas Wikipedias, kërkimi shkencor vazhdon për përdorimin e subuteksit në trajtimin e depresionit dhe ҫrregullimeve obsesive-kompulsive.

Ҫfarë është suboksoni?

Suboksoni është emri tregtar për buprenorfinën. Integrohet së bashku me këshillimin në trajtimin e ҫrregullimit të opioidëve. Ky medikament redukton simptomat e ndërprerjes për 24 orë. Administrohet poshtë gjuhës ose mes dhëmbëve dhe faqes.

Ky medikament përmban nalokson, një antagonist opioidësh, i cili bllokon efektin e opioidëve të tjerë. Naloksoni përthithet me vështirësi nga goja dhe bllokon efektin e buprenorfinës nëse suboksoni shpërdorohet në formën e injeksionit. Një proҫedurë e famshme trajtimi si detoksifikimi i shpejtë i opiatëve me subokson, përdor pikërisht këtë medikament.

3 mënyra për të abuzuar me subokson

  • Përdorimi i suboksonit me metadon
  • Përdorimi i suboksonit me kokainë
  • Kombinimi i suboksonit me alkool

Varësia mund të rezultojë nga trajtimi i pamenaxhuar mirë, kurioziteti, ndikimi i bashkëmoshatarëve apo vetë-mjekimi. Sido të jetë zhvilluar, diҫka është e sigurtë: është e mundur të eleminohen simptomat e ndërprerjes dhe të tejkalohet varësia.

Si trajtohet varësia nga metadoni, substitoli, subuteksi dhe suboksoni?

Trajtimi i detoksifikimit përdoret në masë për të trajtuar varësinë. Detoksifikimi e pastron trupin dhe eleminon simptomat e ndërprerjes, si përshembull nevojën për drogë. Trajtimi mund të jetë spitalor ose ambulator. Proҫedura e përzgjedhur varet nga vlerësimi i historisë së varësisë së pacientit, metabolizmit të tij dhe kundërindikacioneve si përshembull, sëmundjet e zemrës.

Trajtimi i detoksifikimit indikohet për pacientët që kanë përdorur më pak se:

  • 40–50 mg metadon
  • 400–500 mg substitol
  • 100 mg oksikontin

5 fazat e trajtimit të detoksifikimit

Menaxhimi i varësisë ndaj metadonit, substitolit, subuteksit apo suboksonit është sfidues. Mëso si të nisësh udhëtimin tënd drejt shërimit. Trajtimi i detoksifikimit ka pesë hapa të integruar të shpjeguar më poshtë:

5 fazat e trajtimit të detoksifikimit

Hapi 1. Diagnoza

Kjo është pika e nisjes së trajtimit të detoksit të shpejtë të metadonit dhe substitolit. Diagnoza vlerëson gjendjen fizike dhe psikologjike të pacientit. Kjo është në linjë me udhëzimet e aprovuara. Diagnoza standarte përfshin si më poshtë:

  • Ekzaminimin fizik nga mjekët
  • Testet dhe analizat e gjakut
  • Hepatitin B dhe C, testet e HIV
  • Analizën e urinës
  • Nivelin e varësisë
  • Elektrokardiogramën (ECG)
  • Gjendjen e shëndetit mendor
  • Vullnetin për trajtimin
  • Praninë e depresionit

Më pas rezultatet analizohen. Mjekët i përdorin këto të dhëna për të zhvilluar plane trajtimi. Mund të ndërmerren gjithashtu analiza për sëmundje ekzistuese në mënyrë që të vlerësohet ndikimi i tyre në proҫedurën e trajtimit.

Hapi 2. Detoksifikimi

Rezultatet e analizave vendosin proҫedurën më të përshtatshme të detoksifikimit për pacientin. Metodat e detoksit përfshijnë: UROD (detoksifikimi opioid ultra i shpejtë), NET (neuro jet) dhe farmakoterapia. Ky hap është i shpejtë, pa dhimbje dhe i rikthen pacientit oreksin e gjumin.

  • Detoksifikimi opioid ultra i shpejtë: Kjo është një proҫedurë bashkëkohore me efikasitet të lartë. Kjo metodë detoksifikimi synon të përshpejtojë proҫesin e pastrimit të trupit duke eleminuar simptomat e ndërprerjes.
    Ky është proҫesi primar i trajtimit nëse pacienti është ekzaminuar dhe nuk ka pasur kundërindikime për të. Shembuj të UROD përfshijnë detoksin e suboksonit me anestezi dhe detoksin e metadonit me anestezi. Pacientëve u administrohet anestezi për 6-8 orë dhe antagonistë opioidësh si nalokson ose naltrekson, të cilët bllokojnë opioidët në receptorët e trurit. UROD synon të eleminojë simptomat e pakëndëshme ndërkohë që pacienti është në gjumë, në mënyrë që mos të ndjejë dhimbje. Në zgjim, krizat duhet të jenë reduktuar ndjeshëm. Simptomat e mbetura menaxhohen me analgjezikë jo opioid. Kjo përsëritet dy apo tre herë për rezultate optimale.
  • NET: Terapia neuro jet përdor një pajisje neuro jet e cila stimulon neurone specifike në tru. Këto neurone kur eksitohen nga impulse të veҫanta sekretojnë opioidë si dopamina dhe endorfinat. Vetëmbrojtja e lindur e njeriut kundër stresit, shokut dhe dhimbjes varet nga sekretimi i këtyre opioidëve. Megjithatë, sekretimi i tyre frenohet nga abuzimi i opioidëve. Neuro jet është një pajisje e vogël që pëdoret për të normalizuar nivelet e dopaminës dhe endorfinave në tru. Proҫedura është pa dhimbje dhe pacienti ndjen vetëm ngacmimin apo vibrimet e pajisjes. Frekuenca dhe intensiteti i impulseve kontrollohen me kompjuter.
  • Farmakoterapia:Ky aspekt i detoksifikimit fokusohet në përshkrimin e medikamenteve që do të adresojnë resultate diagnostikuese. Këto medikamente eleminojnë simptomat e ndërprerjes dhe përfshijnë hipnotikët, antidepresantët dhe stabilizuesit psikologjik që përdoren për menaxhimin e nervozizmit, irritimit, disforisë, insomnias dhe simptomave të ndërprerjes. Gjithashtu administrohen fermentues për të ndihmuar asimilimin e nutrientëve ushqimorë si aminoacidet, të cilët nuk përdoren për shkak të dietës së alteruar dhe oreksit të reduktuar. Janë të planifikuara gjithashtu terapi për detoksin dhe eleminimin e medikamenteve të përdorura. Farmakoterapia ka si avantazh sigurinë dhe mos krijimin e varësisë.

Hapi 3. Fizioterapia

Këtu përfshihet terapia fizike, medikamentoze dhe masazhi i thellë i indeve për trajtimin e varësisë. Masazhi i indeve të thellë e relakson trupin, qetëson gjendjen e alteruar prej opioidëve dhe normalizon nivelet e dopaminës së pacientit. Gjithashtu përshpejton detoksin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe limfës, gjë e cila shpejton ҫlirimin e substancave toksike nga trupi.

Hapi 4. Bllokada farmakologjike

Ky është hapi i fundit në proҫedurën e trajtimit. Tek pacientët implantohet naltreksoni. Me veprimin e tij si antagonist opioidësh, ai bllokon receptorët e opioidëve dhe frenon veprimin e opioidëve nxitës. Nëse pacienti merr metadon apo heroinë, nuk do t’i shkaktojë eufori apo ndjenjën e humorit të mirë.

Hapi 5. Shërbimet post-trajtim

Shërbimet post-trajtim janë pjesë e paketës sonë të trajtimit. Këshillimi i ndjekjes së pacientit, i cili mund të dërgohet në shtëpi, është i disponueshëm për të monitoruar vazhdimisht progresin e trajtimit. Edukimi i pacientëve me ҫrregullimin e përdorimit të substancave ndihmon në informimin e pacientit drejt një jete më të shëndetshme.

Cilat janë benefitet dhe rezultatet e regjistrimit në programin e trajtimit të varësisë?

Individët që regjistrohen në skemat e trajtimit për varësinë ndaj metadonit, substitolit, subuteksit dhe suboksonit, udhëzohen në rrugëtimin drejt një jete të shëndëtshme nga ekipi i ekspertëve. Benefitet dhe rezultatet e pritura përfshijnë:

  • Lehtësimin dhe menaxhimin e simptomave të ndërprerjes
  • Trajtimi i detoksifikimit ndihmon në pastrimin e trupit nga produktet e dëmshme
  • Medikamentet farmakoterapeutike nxisin rikuperimin nga efektet e drogës.
  • Bllokada farmakologjike parandalon rikthimin e varësisë
  • Diagnostikimi ndihmon në identifikimin e sëmundjeve të tjera që mund të jenë zhvilluar pa u vënë re
  • Aksesi i personelit mjekësor që siguron mbështetje pa limit
  • Përdorimi i burimeve financiare që do të shpenzoheshin për blerjen e drogës për nevoja të tjera
  • Pacientët asistohen nga personeli i rehabilitimit për të jetuar shëndetshëm
  • Shërbimet post-trajtim i ndihmojnë individët të kalojnë vështirësitë që mund t’i paraqiten

Regjistrimi në trajtimin e varësisë është mënyra për t’u shkëputur nga cikli i varësisë ndaj opioidëve dhe për të tejkaluar nevojën për këto medikamente. Përmes thurjes së strategjive për të zgjidhur nevojat specifike të pacientëve, pacientët udhëzohen në rrugën e jetesës së shëndetshme. Shërbimet e trajtimit të varësisë janë dizenjuar për të qenë sa më miqësore për pacientin.