Varësia nga interneti është një term i përgjithshëm që përshkruan ndjesinë për të kaluar një pjesë të madhe të kohës në internet, deri ne pikën që fushat e tjera të jetës vuajnë. Edhe pse komuniteti i mjekëve dhe psikologëve akoma po diskuton kufijtë që e definojnë këtë çrregullim, është bërë e qartë se varësia nga interneti është një problem real që kërkon adresim sa më të shpejtë. Interneti është një mjet me të cilin shumica dërrmuese e individëve do të duhet të ndërveprojnë gati çdo ditë, prandaj trajtimi i varësisë nga interneti synon të rivendosë një raport të shëndetshëm mes individit dhe botës online.
Varësia nga interneti është një gjendje e sjelljes që karakterizohet nga përdorimi i tepruar dhe i pakontrolluar i internetit. Ka filluar të karaterizohet si një varësi sepse individi bëhet i mvarur nga sasia e kohës që mund të shpenzojë online, gradualisht duke e rritur këtë periudhë kohore për t’u ndierë i kënaqur apo i qetë.
Ka një sër sjelljesh që përfshin varësia nga interneti, si:
Efektet afatshkurtra të përdorimit të kokainës:
Komuniteti i profesionistëve të shëndetit mjekësor akoma po debatojnë nëse varësia nga interneti është çrregullim më vete apo një zgjerim i çrregullimeve të tjera. Jemi akoma në fazën e grumbullimit të të dhënave dhe studimeve për të zbuluar efektet e internetit mbi jetën e përdoruesve të rregullt të tij.
Pavarësisht fazës eksperimentale në të cilën ndodhemi me varësinë e internetit, anët negative të internetit po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Nëse vëreni se varësia nga interneti po ndikon seriozisht në jetën tuaj, nuk ka pse të mos ndërmerrni hapa për t’i eleminuar anët negative të internetit, pavarësisht se akoma po grumbullohen të dhëna rreth kësaj varësie. Shëndeti mendor i shumë individëve ndikohet nga anët negative të internetit, si ngacmimi kibernetik dhe krahasimi social.
Kjo lloj varësie shfaqet kur një individ kalon orë të tëra duke luajtur lojëra online, shpesh duke humbur sensin e kohës dhe duke lënë pas dore përgjegjësitë personale, shkollore apo profesionale. Fillimisht, rezulton në probleme fizike si lodhja, dhimbja e shpinës dhe syve, mungesa e aktivitetit fizik, por dhe probleme psikologjike si izolimi social, humbja e sensit të botës përtej asaj online, apo ulja e performancës akademike/profesionale.
Manifestohet përmes përdorimit të tepërt të platformave si Facebook, Instagram, TikTok apo Twitter, me qëllim marrjen e validimit social përmes pëlqimeve, komenteve dhe ndjekësve. Ka një ndikim goxha negativ në vetëbesim, për shkak të krahasimeve të pafundme me individët e tjerë online që poashtu po tregojnë anën e tyre më të mirë për të marrë validim social, humbja e kohës që mund të shfrytëzohej për aktivitete të tjera, dhe ndjenja e izolimit apo vetmisë.
Individët ndihen të detyruar të kërkojnë dhe të konsumojnë sasi të mëdha informacioni nga burime të ndryshme online, shpesh pa ndonjë qëllim të qartë. Nëse konsumojmë postime që na duken “informative”, na duket sikur po e përdorim kohën në mënyre produktive. Por konsumi pa kriter dhe i pavetëdijshëm i informacionit mund të çojë në mbingarkesë mendore, vështirësi në procesimin e informacionit të rëndësishëm, dhe ndjenja e stresit për shkak të fluksit të vazhdueshëm të të dhënave.
Anët negative të internetit shpesh përfshijnë humbjen e fokusit dhe përqendrimit, duke ndikuar në shëndetin mendor. Anët negative të internetit përfshijnë edhe përhapjen e lajmeve shqetësuese vazhdimisht, që shkaktojnë stres dhe ankth.

Përfshin shpenzimin e tepruar të parave përmes faqeve të bixhozit apo për blerje të panevojshme në platforma online. Kjo shpesh bëhet për të shmangur stresin ose emocionet negative. Të dyja këto rezultojnë në humbje financiare, grumbullim të borxheve, konflikte familjare dhe ndjenja e fajit apo pendesës për shpenzimet e panevojshme.
Në lojërat e fatit, humbja është rregulli dhe fitimi është një përjashtim, që gjithsesi nuk zëvendëson burimet e qëndrueshme të parave, si puna. Në blerjet online, uljet e çmimeve ja vlejnë vetëm për gjërat që do t’i kishit blerë edhe me çmim të plotë, dhe mbikonsumimi vetëm sa ushqen ndjesitë e lumturisë kalimtare.
Stresi, ankthi dhe depresioni. Individët shpesh përdorin internetin si mënyrë për t’i shpëtuar realitetit. Aktivitetet online si rrjetet sociale apo video-lojërat ofrojnë një ngushëllim të përkohshëm, por kjo shpesh çon në përkeqësim të shëndetit mendor, izolim social dhe humbje të aftësisë për të menaxhuar emocionet në mënyra të shëndetshme.
Mungesa e aktiviteteve offline, ku mungesa e bashkëveprimeve sociale dhe aktiviteteve alternative bën që varësia nga interneti të zhvillohet pa pengesa.
Një kulturë që promovon teknologjinë dhe digjitalizimin në çdo aspekt të jetës kontribuon në krijimin e një mjedisi të favorshëm për varësinë. Këto faktorë shpesh rezultojnë në zhvillimin e zakoneve të pashëndetshme, ulje të motivimit për aktivitete të jetës reale dhe mungesë balancimi mes jetës online dhe offline.
Aktivitetet online si rrjetet sociale, lojërat dhe blerjet online shkaktojnë çlirim të dopaminës, që krijon ndjenjën e shpërblimit dhe kënaqësisë. Si rezultat, individët bëhen gjithnjë e më të varur nga këto përvoja, çka çon në ndryshime të strukturës së trurit, rritje të varësisë dhe vështirësi për të përjetuar kënaqësi nga aktivitetet e tjera.
Ndjenja ankthi, irritueshmërë ose shqetësimi kur individët nuk janë online. Mendime kompulsive rreth aktiviteteve online. Efektet e internetit bëhen më të dukshme.
Nevojë e vazhdueshme për të kaluar kohë në ekran, duke neglizhuar detyrat e përditshme si puna, ushqimi apo gjumi. Izolim social dhe shmangie e kontakteve të drejtpërdrejta me miqtë dhe familjen. Sjellje të rrezikshme ose impulsive, si shpenzime të tepruara në lojëra ose blerje online.
Modifikimet e stilit të jetesës si krijimi i kufizimeve të përdorimit të internetit (“detoksifikimi digjital”), grupet mbështetëse dhe programet e specializuara ofrojnë ndihmë për të menaxhuar varësinë.
Terapia Kognitive e Sjelljes (CBT) është një nga metodat më efektive për të identifikuar dhe ndryshuar modelet e sjelljes dhe mendimeve të shkaktuara nga efektet e internetit. Varësia nga interneti mund të ndihmohet edhe nga terapia bazuar në vetëdije dhe këshillim familjar, që ndihmojnë në menaxhimin e impulsivitetit dhe në rivendosjen e harmonisë në lidhjet familjare.
Vlerësimi fillestar dhe diagnoza ndihmojnë në kuptimin e nivelit të varësisë.
Terapia e personalizuar zgjidh problemet kryesore që e vështirësojnë jetën e pacientit.
Monitorimi i vazhdueshëm sigurojnë mbështetje afatgjatë për të shmangur recidivën e çrregullimit.
Varësia nga interneti mund të minimizohet nga strategjitë vetë-ndihmuese si vendosja e kufizimeve të kohës në ekran, angazhimi në hobi jashtë internetit dhe mbështetja nga miqtë dhe familja, por efektet e internetit e bëjnë mposhtjen pa ndihmë profesionale goxha sfiduese.
Trajtimi zakonisht zgjat nga disa javë deri në disa muaj, varësisht nga ashpërësia e varësisë dhe metodat e zgjedhura.
Normat e suksesit ndryshojnë në bazë të metodave të trajtimit dhe përpjekjes së pacientit. Studimet tregojnë që trajtimet psikoterapeutike, veçanërisht CBT, janë shumë të efektshme.
Shpenzimet e mundshme përfshijnë seanca terapie, medikamente dhe programe të specializuara. Disa plane sigurimi mund të mbulojnë kostot.
Klinika Vorobiev punëson profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë në trajtimin e varësisë nga interneti. Ne ofrojmë shërbiime të standardit të lartë, të mbështetura nga eksperienca dhe certifikatat.
Patentat dhe akreditimet që kemi marrë nga institucione të njohura ju garantojnë për cilësinë e trajtimeve tona dhe standardeve të larta të kujdesit që kemi për pacientët. Ne specializojmë në çrregullimet e varësisë, duke përfshirë këtu varësia nga interneti.
Për shumë kohë isha i varur nga video-lojrat dhe isha bërë krejtësisht i izoluar. Nuk dilja nga dhoma dhe po neglizhoja gjithçka në jetën time. Me shumë vlshtirësi, vendosa të shkoj te Klinika Dr. Vorobiev, dhe ata më ndihmuan. Terapia më ndihmoi të kuptoja arsyet pse isha kaq i lidhur me video-lojrat dhe më mësoi si ta kontrolloja këtë varësi. Tani ndihem shumë më mirë, kam filluar të merrem me gjëra të tjera dhe jeta ime është më e ekuilibruar.

Klinika Dr. Vorobjev ofron trajtime efektive për tejkalimin e varësisë ndaj narkotikëve, alkoolit dhe lojërave të fatit.