dr-vorobjev

Alkooli ka qenë një nga substancat psikoaktive më të përhapura dhe më të përdorura që nga kohërat e lashta dhe dëmshmëria e tij ka qenë gjithmonë e njohur. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar njerëzit që ta keqpërdorin alkoolin.

trajtimi-i-varësisë-nga-alkooli-proҫedurë-10-ditore

Alkooli është një substancë psikoaktive që shkakton shumicën e problemeve tek njerëzit. Arsyet kryesore për këtë janë disponueshmëria, ligjshmëria dhe qëndrimi jo kritik i një pjese të gjerë të shoqërisë ndaj përdorimit të tij.

Simptomat e alkoolizmit:

  • Ndryshimet në sjellje dhe personalitet janë të dukshme; të varurit bëhen shpesh agresivë, të pakënaqur dhe nervozë. Qëllimi parësor që i pushton totalisht është përdorimi i përditshëm i alkoolit. Planet, hobit, përgjegjësitë familjare dhe reputacioni i biznesit bëhen jashtëzakonisht të parëndësishme për t’i dhënë vend alkoolit. Kjo rezulton në divorce, krisje të familjes, pushim nga puna dhe humbje të reputacionit shoqëror.
  • Varësia psikologjike – pacienti bëhet i paaftë për të kontrolluar veten dhe pushtohet nga dëshira e madhe dhe nevoja mendore për konsumimin e alkoolit, gjithҫka me synimin për të ndjerë sërish efektet e këndshme të tij. I varuri nuk e pranon këtë dhe përpiqet të shmangë marrjen e përgjegjësisë për sjelljen e tij në të gjitha mënyrat e mundshme.
  • Kriza – kjo është një gjendje shumë e rrezikshme dhe e pakëndshme. Pas konsumimit të sasive të mëdha të alkoolit, shfaqet një hangover e shoqëruar me nervozizëm, të përziera, marramendje, rrahje zemre, djersitje dhe dridhje. Forma më e rëndë e sindromës së ndërprerjes është delirium tremens.

Me kalimin e kohës, këto simptoma përkeqësohen dhe hangover bëhet jashtëzakonisht e vështirë për t’u duruar. Njerëzit kërkojnë një mjet për t’i ndihmuar ata të përballen me krizën dhe e gjejnë atë vetëm në sasinë shtesë të alkoolit. Mënyra e vetme për të përballuar krizën e abstinencës është sasia shtesë e alkoolit që çon në krijimin e një “rrethi vicioz”, tipik për përdorimin e rregullt të alkoolit. Të varurit premtojnë se do të ndalojnë së piri, por kjo nuk ndodh.

Trajtimi i varësisë ndaj alkoolit dhe rëndësia e psikoterapisë

Me ndihmën e psikoterapisë, një ish-i varur mund të ndërtojë një personalitet më të shëndetshëm. Psikoterapia ofron një alternativë ndaj sjelljeve jo të shëndetshme dhe është e vërtetë që kur bëhet fjalë për çrregullimet e varësisë, flitet për një sfidë të madhe, por jo të pamundur.

Suksesi i psikoterapisë varet kryesisht nga vullneti dhe angazhimi i pacientit. Për të pasur rezultatin më të mirë të mundshëm të trajtimit, plani i trajtimit përshtatet gjithmonë në varësi të pacientit.

Pasojat e alkoolizmit

Pasojat e alkoolizmit janë të shumta. Metabolizmi dhe pamja e personave të varur ndryshon, veçanërisht lëkura dhe fytyra, kujtesa dëmtohet, zhvillohet demenca dhe i gjithë personaliteti shkatërrohet ngadalë.

Pasojat fizike janë dëmtimi i mëlçisë, zemrës, enëve të gjakut dhe organeve të tjera të brendshme që humbasin funksionet e tyre. Më e keqja mund të parandalohet, por vetëm nëse të varurit pranojnë trajtimin. Kjo shpesh nuk ndodh pasi ata nuk mendojnë se janë të sëmurë dhe kanë ndonjë problem.

Pasojat e alkoolizmit

Fazat e trajtimit të varësisë nga alkooli

Diagnostifikimi

Faza e parë dhe e rëndësishme e trajtimit gjatë së cilës vlerësohet gjendja fizike dhe psikologjike e pacientit. Ekzaminimi standard diagnostik për vlerësimin e gjendjes fizike përfshin:

  • testin e urinës,
  • testet për hepatitin B dhe C, infeksionin HIV,
  • analizën e përgjithshme të gjakut,
  • analizën biokimike të gjakut,
  • EKG,
  • një ekzaminim internist.

Ekzaminimi standard diagnostik për vlerësimin e gjendjes psikologjike përfshin psikodiagnostikën (testet psikologjike përdoren për të përcaktuar nivelin e varësisë, pasojat e përdorimit të substancave në shëndetin mendor, për të zbuluar shenjat e çrregullimeve psikologjike, praninë e depresionit, shkallën e motivimit për t’u shëruar).

Pas vendosjes së diagnozës, ekipi i mjekëve shqyrton gjetjet dhe zhvillon strategjinë e planin e trajtimit. Nëse ka faktorë rreziku ose ndonjë sëmundje kronike, kryhen teste shtesë dhe përshkruhet terapi. Mund të kryhen teste si MRT, EEG, ekografi, rreze x, endoskopi, analiza e përqëndrimit të barnave, ekzaminimi kardiak, ekzaminimi neurologjik, ekzaminimi endokrinologjik… Këto analiza janë shtesë e nuk përfshihen në çmimin e paketës.

Detoksifikimi

Në varësi të rezultateve të diagnostikimit, për secilin pacient zgjidhet mënyra më e përshtatshme e detoksifikimit të organizmit nga alkooli, e cila më së miri do të eliminojë të gjitha simptomat e pakëndshme dhe të rrezikshme të krizës.

Kur dikush konsumon alkool për një kohë të gjatë dhe në sasi të mëdha, rreziku për të zhvilluar delirium alkoolik dhe kriza pas ndërprerjes është i lartë. Kjo është arsyeja pse detoksifikimi është vendimtar dhe përfshin jo vetëm infuzione, vitamina, hepatoprotektorë, aminoacide, por edhe kompleksin e preparateve që mbrojnë trurin, duke normalizuar punën e zemrës, mëlçisë, veshkave dhe sistemit nervor periferik. Ky program zgjat dhjetë ditë.

Psikostabilizimi

Edhe pse sindroma e ndërprerjes kalon, varësia nuk shërohet. Në këtë moment zhvillohet faza kryesore në të cilën induktohet një qëndrim negativ ndaj alkoolit dhe alkooli pushon së qeni tërheqës. Pacienti fillon të ndihet rehat edhe kur është esëll. Kjo arrihet përmes procedurave të mëposhtme:

  • Terapia aversive bën të mundur krijimin e një neverie ndaj alkoolit në nivelin e nënndërgjegjies dhe indukton një përgjigje negative ndaj erës dhe shijes së alkoolit.
  • Terapia N.Е.Т eliminon çekuilibrin e hormoneve të kënaqësisë të shkaktuar nga alkooli.
  • Terapia transair është një procedurë e veçantë që redukton tensionin mendor, nervozizmin, rregullon luhatjet e humorit, oreksin dhe pagjumësinë. Kjo terapi çon në normalizimin e funksioneve të hemisferës së trurit.
  • Psikoterapia

Bllokada farmakologjike

Përmes Disulfiramit është planifikuar në përfundim të trajtimit. Bllokada është një komponent thelbësor, e cila ruan rezultatet e trajtimit. Disulfirami është një ilaç që shkakton reagim të pakëndshëm kur konsumohet alkooli dhe ekziston në formën e tabletave, implanteve dhe injeksioneve. Rekomandohet që pacientët të mbrohen me Disulfiram për 12 muaj.

Mbështetja ambulatore kundër recidivës

Ёshtë thelbësore që trajtimi të jetë plotësisht efektiv. Pacienti dhe familja e tij duhet të jenë në kontakt me spitalin për të paktën një vit. Është e nevojshme të respektohen rregullat e trajtimit ambulator, të ndryshohet mënyra e jetesës, të merret terapia e përshkruar dhe paraqitja në vizitat e ndjekjes së mëtejshme.

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar

Në rast nevoje ofrojmë edhe transport të pacientëve nga aeroporti apo stacioni drejt spitalit e anasjelltas. Ne asistojmë pacientët e huaj në marrjen e vizës nëse është e nevojshme e nëse kanë shoqëri, edhe ata mund të qëndrojnë në spital.

Stafi ynë profesional është në dispozicion të pacientëve 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Mjekët tanë janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të ҫertifikuar me përvojë 10 deri në 25 vjeҫare. Siguria dhe mbrojtja juaj është prioriteti ynë. Godina është nën mbikqyrje me kamera dhe për të kujdeset roja e punësuar e sigurisë.