Trajtimi i varësisë nga heroina

Na kontaktoni Na kontaktoni

Varësia nga heroina shkaktohet nga marrja e heroinës, një substancë narkotike që përfitohet nga morfina. Morfina është një substancë qetësuese që gjendet në farat e lulëkuqes Papaver Somniferum. Efektet e heroinës janë dy herë më e fuqishme se morfina.

Çfarë është heroina dhe pse formon varësi?

Heroina është një opioid analgjezik, pra ka efekt qetësies. Formon varësi sepse ndjenja e qetësisë dhe euforisë përforcon lidhjen mes këtyre ndjenjave “pozitive” dhe vetë heroinës. Përdoruesit tentojnë t’i riprodhojnë këto ndjesi. 

Faktikisht, varësia nga heroina kërkon që përdoruesi të ketë një dëshirë të fuqishme, të pakontrollueshme për t’i riprodhuar efektet pozitive, por toleranca që organizmi zhvillon ndaj saj necesiton rritjen e vazhdueshme të dozës

Simptomi upotrebe heroina

Cilat janë simptomat dhe shenjat e varësisë nga heroina?

Heroina efektet e saj i shfaq si ndjenja euforike, të ndjekura nga një periudhë qetësie të thellë. Varësia nga heroina shkakton një sër shenjash she simptomash. Ato përkeqësohen me kalimin e kohës dhe rritjen e tolerancës.

Shenjat në sjelljen e të varurit

Përdoruesit e heroinës shfaqin këto sjellje karakteristike:

  • Alternim midis hiper-vigjilencës dhe lodhjes
  • Tërheqja nga jeta sociale
  • Mund te gënjejnë për aktivitetet ose vendndodhjen
  • Fshehin mjetet specifike (gjilpëra, lugë, letër alumini, etj.)
  • Kruajnë vazhdimisht lëkurën

Simptomat e përdorimit të drogës

Ajo sillet si neurotransmetues frenues për sistemin nervor. Dëmet nga heroina manifestohen me simptoma:

Psikosociale

  • Eufori
  • Ndryshime në humor
  • Dëshirë për tu izoluar

Konjitive

  • Konfuzion
  • Gjykim i dobët
  • Pamundësi për të menduar qartë

Fizike

  • Humbje peshe
  • Lotim i syve
  • Sekrecione nga hunda
  • Konstriksion i bebeve të syrit
  • Skuqje e lëkurës
  • Plagë në lëkurë, nëse e injekton

CIlat janë efektet anësore të varësisë nga heroina?

Heroina dhe efektet e saj anësore janë të shumëllojshme. Grupohen në:

Efektet afatshkurtra të varësisë nga heroina

Përdoruesit e heroinës e zgjedhin atë për efektet euforike dhe analgjezike që ka, por mund të përjetojnë efekte anësore negative si:

  • Rraskapitje, duke rënë në gjumë edhe padashje
  • Ulje e funksionimin mendor
  • Frymëmarrje e ngadaltë
  • Ulje e numrit të rrahjeve të zemrës
  • Tharje e gojës
  • Nauze
  • Të vjella
  • Kruarje

Efektet afatgjata të varësisë nga heroina

Efekti kryesor afatgjatë i varësisë nga heroina është zhvillimi i tolerancës. Mbidozat aksidentale të heroinës janë më të shpeshta se çdo drogë tjetër. Heroina dhe pasojat e saj afatgjata çojnë në:

  • Varësia nga heroina
  • Pagjumësi
  • Infeksione të ndryshme nga injeksionet jo-higjenike
  • Konstipacion (kapsllëk) i rëndë, kronik
  • Çrregullime mendore të tjera
Kakav je tretman za zloupotrebu heroina

Si dhe pse fillon varësia nga heroina?

Me opioidët, siç është heroina, trupi fillon të zhvillojë tolerancë pas vetëm 2-3 dozave. Heroina droge krijon varësi të fortë. 

Njëzet sekonda pas injektimit, heroina kalon barrierën gjak-tru. Afërsisht 70% e dozës arrin trurin. Përdorimi i heroinës rrit nivelet e dopaminës në tru, që qetëson dhimbjen dhe nxit ndjenjat euforike, por gjithashtu sjell ndryshime në strukturën e trurit që ende nuk dihet nëse mund të riparohen pas lënies së saj. Heroina e varur shkakton pasoja serioze.

Cili është trajtimi për abuzimin me heroinën?

Trajtimi i varësisë nga heroina bëhet në disa drejtime. Duhet të shënjestrojë faktorët etiologjikë, por edhe shenjat dhe simptomat negative. Varësia nga heroina necesiton një trajtim të personalizuar për çdo pacient.

Trajtimi medikamentoz

Medikamentet që trajtojnë varësinë nga heroina, si për të gjithë opioidët e tjerë, veprojnë në të njejtët receptorë si vetë droga. Megjithatë, janë më të sigurta dhe nuk japin të njejtat efekte negative apo me të njejtin intensitet si përdorimi i heroinës. Medikamenti që zëvendëson heroinën jepet në varësi të nevojave specifike të përdoruesit dhe rastit klinik që paraqet:

  • Metadoni, që merret me gojë dhe arrin në tru ngadalë, duke rezultuar në ndjenja euforie më të zbutura dhe parandalon simptomat e lënies së heroinës.
  • Buprenorfina, që nuk shkakton eufori, por eleminon dëshirën për ta përdorur heroinën.
  • Naltreksoni, që nuk krijon varësi dhe nuk është drogë qetësuese si heroina, por është më e vështirë për tu filluar pasi kërkon një periudhë detoksifikimi 7-10 ditë.

Psikoterapia

Në seancat e psikoterapisë adresohen problemet e sjelljes dhe faktorët që i nxisin individët ta përdorin heroinën. Psikoterapia në trajtimin heroinës ndihmon në parandalimin e rikthimit te droga. Përdoren gjerësisht:

  • Menaxhimi i kontingjencës, ku pacientët fitojnë “pikë” për çdo rezultat negativ në testet e drogës. Me këto pikë mund të fitojnë gjëra të ndryshme gjatë qëndrimit të tyre në klinikë.
  • Terapia konjitive-sjellëse (CBT) përdoret gjerësisht për të ndryshuar mendimet persistente negative dhe jo produktive. Përdoret jo vetëm për të trajtuar varësinë nga heroina, por edhe çrregullimet e tjera mendore që mund ta kenë shkaktuar ose që ajo ka shkaktuar (depresioni, ankthi, etj.).

Si të filloni trajtimin për varësinë nga heroina?

Trajtimi i varësisë nga heroina fillon duke kontaktuar një klinikë që specializohet në shërimin e varësisë nga droga. Fakti i heroinës është që krijon varësi shumë shpejt, ndaj përdoruesit kanë nevojë për ndihmën e një stafi të specializuar dhe një trajtimi multi-vektorial. Lënia e heroinës papritmas dhe pa mbështetje profesionale shkakon simptoma negative të fuqishme që mund të bëhen shkak për ta përdorur sërish atë.

Kostoja e trajtimit të varësisë nga heroina

Kostoja varjon, sepse trajtimi i varësisë nga heroina ka shumë faktorë. Për një ide më të saktë të kostos, merrni një informacion duke kontaktuar klinikën direkt. 

Doktorët

Klinika ka një eksperiencë shumë-vjeçare në trajtimin e varësive nga droga, duke përfshirë heroinën.

Patentat dhe certifikatat

Pasojat që sjell heroina akoma po studjohen, ndaj dhe klinika jonë vazhdon të përditësohet me studimet më të reja dhe trajtimet e provuara dhe efektive.