dr-vorobjev

Morfina ёshtё njё drogё opioide dhe i pёrket tё njёjtёs klasё si heroina dhe opiumi, tё cilёt janё tё mirё-njohur pёr varёsinё qё shkaktojnё. Morfina po njёlloj me kёto substanca, ka potencial varёsie tё lartё.

Trajtimi i varёsisё ndaj morfinёs dhe simptomat e mbidozimit me tё

Morfina ka dobi mjekёsore, veҫanёrisht nё lehtёsimin e dhimbjeve. Fatkeqёsisht ёshtё njё drogё me tё cilёn abuzohet shpesh pёr shkak tё euforisё qё shkakton. Shumё individё fillojnё ta pёrdorin pёr efektin analgjezik pёrpara se tё krijojnё varёsi ndaj saj. Varёsia ёshtё e rrezikshme pёr shkak se mund tё ҫojё nё mbidozim dhe efekte anёsore. Ёshtё e rёndёsishme qё trajtimi i varёsisё ndaj morfinёs tё nisi sa mё herёt tё jetё e mundur.

Ky artikull diskuton simptomat e varёsisё ndaj morfinёs, efektet anёsore tё pёrdorimit tё saj dhe trajtimin e saj.

Ҫfarё ёshtё morfina dhe pse shkakton varёsi?

Morfina vepron nё sistemin nervor qёndror tё pёrdoruesit pёrmes receptorit opioid. Me kёto receptorё mund tё lidhet ҫfarёdo opioidi. Nё kёtё mёnyrё, substanca prodhon efektin e saj karakteristik, veҫanёrisht sedacionin dhe analgjezinё. Pёr shumё tё varur prej saj, ekspozimi i parё ёshtё autorizuar mё parё mjekёsisht. Shkaktimi i euforisё ёshtё arsyeja pёrse tё varurit vazhdojnё pёrdorimin e saj.

Si opioidёt e tjerё, morfina shkakton varёsi tё lartё. Studimet kanё treguar qё morfina lidhet me receptorёt e saj dhe shton nivelin e dopaminёs. Nёse krijohet varёsi dhe droga ndёrpritet, niveli i dopaminёs reduktohet mё shumё se pёrpara varёsisё. Kjo prodhon simptomat e ndёrprerjes dhe nevojёn pёr tё, tё cilat janё karakteristike pёr varёsinё. Pikёrisht kёto arsye, sё bashku me desensitizimin e receptorёve, mendohet se shkaktojnё potencialin e saj tё varёsisё.

Cilat janё simptomat dhe shenjat e varёsisё ndaj morfinёs?

Njё individ i varur nga morfina tenton ta fshehё abuzimin me drogёn nga njerёzit e afёrt. Megjithatё, njerёzit pranё tij mund tё vёnё re sjellje tё cilat janё simptoma tё varёsisё ndaj morfinёs. Kur shumё prej kёtyre simptomave janё prezente, mund tё indikojnё njё varёsi nga droga. Simptomat e varёsisё ndaj morfinёs mund tё jenё tё shumta.

Shenjat e sjelljes

Mund tё vihen re disa ndryshime tё sjelljes sё individit tё varur. Efektet psikologjike tё morfinёs janё tё lidhura me efektet e drogёs apo me nevojёn pёr tё abuzuar me tё. Kёto shenja mund t’a ndihmojnё tё varurin tё vetё-diagonstikohet.

  1. Nevojё e vazhdueshme pёr morfinё.
  2. Neglizhimi i aktiviteteve tё cilat shijoheshin pёrpara abuzimit me morfinё.
  3. Probleme financiare pёr shkak tё harxhimit tё parave pёr morfinё. Kjo mund tё pёrfshijё vjedhjen e parave apo kёrkesёn e vazhdueshme pёr to tek tё afёrmit.
  4. Pёrdorimi i vazhdueshёm pavarёsisht degradimit social dhe fizik tё individit.
  1. Pёrdorimi i morfinёs dhe nё situata tё rrezikshme.
  2. Neglizhimi i pёrgjegjёsive nё shtёpi apo nё vendin e punёs.
  3. Ndёrrimi i vazhdueshёm i mjekёve pёr tё rinovuar recetat.
  4. Izolimi social i vetes.

Simptomat e pёrdorimit tё morfinёs

Kёto jane simptomat fizike dhe psikologjike tё individit me varёsi nga morfina:

  • Tё folurit e paqartё
  • Pёrgjumje
  • Mungesё e vёmendjes
  • Pupila tё zgjeruara
  • Luhatje e humorit
  • Irritim
Simptomat e pёrdorimit tё morfinёs

Cilat janё efektet anёsore tё pёrdorimit tё morfinёs?

Njё i varur i cili abuzon me morfinё do tё vёrejё disa ndryshime nё trupin e tij. Kёto ndryshime mund tё jenё afatshkurtra e tё shfaqen menjёherё pas pёrdorimit tё saj. Tё tjerat mund tё ndodhin me muaj apo vite mё vonё pёr shkak tё degradimit tё vazhdueshёm qё i shkakton sistemeve trupore. Varёsia nga morfina mund tё ketё efekte afatgjata dhe afatshkurtra.

Efektet afatshkurtra tё pёrdorimit tё morfinёs

Disa efekte negative mund tё ndodhin disa minuta pas pёrdorimit tё morfinёs e madje mund tё shoqёrojnё efektet e dёshirueshme. Efektet afatshkurtra tё saj pёrfshijnё:

  • Reduktim tё frymarrjes
  • Rrahje tё zemrёs
  • Tё pёrziera
  • Tё vjella
  • Tё kruara
  • Konstipacion
  • Marramendje
  • Dёmtim tё funksionit seksual

Simptomat e mbidozimit tё morfinёs

Mbidozimi ёshtё njё rrezik serioz i abuzimit tё morfinёs. Kjo mund tё ndodhё nёse i varuri pёrdor njё dozё tepёr tё lartё apo mikson drogёn me substanca tё tjera si alkoli. Mund tё jetё vdekjeprurёse nёse nuk kёrkohet ndihmё. Shenjat e mbidozimit me morfinё janё:

  • Reduktim i rёndё i frymёmarrjes
  • Pupila “sa njё majё gjilpёre”
  • Kriza
  • Ankth
  • Pёrgjumje ekstreme
  • Pavetёdije apo koma
  • Vdekje

Efektet afatgjata tё varёsisё ndaj morfinёs

Efektet afatgjata tё morfinёs mund tё kenё pasoja kronike nё trupin e tё varurit. Mund tё jenё tё vёshtira pёr t’u ndryshuar ose mund tё jenё totalisht tё pakthyeshme. Efektet afatgjata tё morfinёs mund tё pёrfshijnё:

  • Konstipacion kronik
  • Immunodefiҫiencё
  • Dhimbje kockash
  • Pagjumёsi
  • Depresion
  • Dёmtim i funksionit seksual
  • Ndryshime jo normale nё menstruacione
  • Hiperalgjezi tё nxitur nga opioidёt. Kjo ёshtё njё gjendje ku vihet re dhimbje e pёrgjithshme nё prezencё tё njё dёmtimi.

Si dhe pse nis varёsia ndaj morfinёs?

Interesi i tё varurit pёr morfinё shpesh herё lind pas pёrdorimit tё saj nё njё skenar mjekёsor klinik. Mund tё ndodhё pas njё frakture apo njё operacioni. Nga ky moment, edhe pse droga ndёrpritet, individi mund tё kёrkojё efektet e kёnaqёsisё qё shkakton ajo. Ai mund tё ndёrrojё doktorё tё ndryshёm pёr tё rinovuar recetat. Kjo mund tё ҫojё nё varёsi.

Opioidёt e tjerё nuk pёrdoren kaq shpesh nё situata mjekёsore. Tё varurit nga heroina dhe opiumi mund tё kenё vёshtirёsi nё sigurimin e drogёs sё tyre dhe vendosin tё marrin morfinё nё vend tё saj. Ёshtё shumё i zakonshёm abuzimi i morfinёs nga individё qё tashmё abuzojnё me drogё.

Si dhe pse nis varёsia ndaj morfinёs

Cili ёshtё trajtimi i abuzimit tё morfinёs?

Rreziku i mbidozimit dhe efektet afatgjata tё varёsisё nga morfina e bёjnё atё njё ves tё rrezikshёm. Ёshtё e rёndёsishme qё varёsia tё trajtohet sa mё shpejt tё jetё e mundur. Ёshtё e rrezikshme pёr tё varurin tё provojё vetё-trajtimin. Shumica pёrfundojnё duke e ripёrdorur drogёn pёr shkak tё simptomave tё ndёrprerjes. Nё shumicёn e rasteve, ndёrprerja mund tё arrihet vetёm pёrmes ndihmёs sё programeve profesionale tё trajtimit.

Detoksi tradicional i morfinёs pёrfshin hyrjen nё njё institucion dhe monitorimin e individit derisa trupi i tij tё pastrohet nga droga. Pёr tё reduktuar simptomat e ndёrprerjes pёrdoren medikamente dhe pacienti gjatё kёsaj kohe ndodhet nё institucion. Gjithashtu ofrohet trajtimi ambulator.

Megjithatё trajtimi kёrkon kohёn e tij. Pёr kёtё arsye ofrohen programe detoksi ultra tё shpejta pёr varёsinё nga opioidёt. Kjo shpejton proҫesin e detoksifikimit nё mёnyrё qё pacienti t’a nisё rrugёtimit drejt shёrimit mё shpejt. Ky ёshtё njё trajtim mё modern pёr trajtimin e varёsisё nga opioidёt.

Tё fillosh trajtimin e varёsisё ndaj morfinёs

Morfina ёshtё njё drogё shumё e dobishme duke qenё se siguron analgjezi efektive. Megjithatё abuzohet me tё nga shumё tё varur pёr shkak tё efekteve shoqёruese tё saj. Ёshtё njё drogё e rrezikshme sepse varёsia prej saj mund tё shkaktojё efekte anёsore ose mbidozim qё mund tё jenё fatale. Nuk duhet humbur kohё pёr ta trajtuar varёsinё ndaj saj. Sot mund tё kёrkosh ndihmё.