dr-vorobjev

Mbidoza e metamfetaminës është lehtësisht e mundur. Droga prodhohet shpejt nga kimikate lehtësisht të arritshme, të cilat kanë ҫuar në abuzimin global të saj. Gjithashtu, mbidozimi mund të ndodhë në përdorues që e konsumojnë drogën për herë të parë, duke qenë se marrja e një sasie të lartë të saj është e thjeshtë. Për shkak të mbidozimit mund të përjetohet shtim i ritmit të zemrës, presion i lartë gjaku dhe temperaturë e lartë trupore. Më vonë mund të shkaktojë goditje në tru, infarkt në zemër dhe vdekje.

Mbidoza e metamfetaminës dhe trajtimi i varësisë ndaj saj

Megjithatë ka një lajm të mirë. Proҫesi i quajtuar detoksifikim nga metamfetamina është i dobishëm për ata që vuajnë nga varësia. Duke qenë se mbidoza me metamfetaminë mund të ketë efekte anësore mendore dhe fizike, zgjedhja e rrugës drejt shërimit do të ishte shumë e dobishme. Varësia kronike dhe afatshkurtër nga metamfetamina mund të shkaktojë efekte afatshkurta dhe afatgjata. Ky artikull do t’ju informojë mbi metamfetaminën, simptomat e saj, trajtimin e shumë më shumë tema të tjera.

Ҫfarë është metamfetamina dhe mbidoza me të?

Metamfetamina është një stimulant i sistemit nervor që krijon varësi të fortë dhe prodhon efekte të ngjashme me metilfenidatin tek përdoruesit. Në individë specifik mund të shkaktojë varësi që në përdorimin e parë. Disa emra të tjerë me të cilët njihet metamfetamina jashtë sektorit të shëndetësisë janë shpejtësi, akull apo kristal.

Një sasi e madhe metamfetamine vjen nga importi apo laboratorët ilegal. Në shumicën e rasteve, produkti gatuhet në “sobë” apo në laboratorë shtëpiak me standarte të ulta. Në disa vende droga prodhohet nga individë të pakualifikuar e ndonjëherë me mjete të gradës së lartë. Një nga përbërësit kryesorë të metamfetaminës është pseudoefedrina ose efedrina që ndodhet në medikamentet e gripit apo kollës.

Përse metamfetamina vepron me një përdorim?

Aksioni i saj shkaktohet nga fluksi i dopaminës, i cili stimulohet nga vetë droga. Dopamina është një kimikat i trurit që nxit ndjenjat e kënaqësisë, ruatjes së kujtesës, proҫesit të shpërblimit e të tjera. Për këtë arsye, fluksi i kësaj molekule i nxit individët të përdorin drogën për t’i mbajtur këto funksione të shtuara. Duhet patur parasysh që metamfetamina e furnizon këtë molekulë në sasi jo natyrale.

Metamfetamina farmaceutike është e liҫensuar për përdorimin në pacientët me ADHD apo obezitet. Megjithatë, ekspertët e përshkruajnë këtë drogë rrallë për shkak të mundësisë së abuzimit të saj. Gjithashtu, ka opsione terapish të tjera të disponueshme. Një nga efektet domethënës të metamfetaminës është përdorimi i saj në sasi më të larta për shkak të shtimit të nivelit të tolerancës. Prandaj pwrdoruesit mund të përfundojnë lehtësisht në mbidozim, i cili shkatërron sistemet trupore.

Simptomat dhe shenjat e mbidozimit të metamfetaminës

Këto shenja specifike mund të vihen re tek vetja apo tek dikush tjetër kur ka ndodhur një toksikim apo mbidozim me metamfetaminë. Disa prej tyre janë më të zakonshme se të tjerat. Megjithatë duhet ditur se kjo drogë vepron duke shtuar aktivitetin e neurotransmetitorëve në tru.

Përdorimi i metamfetaminës mund të shkaktojë rritje të serotoninës, norepinefrinës dhe siҫ u përmend më parë, të dopaminës në tru. Kur shtohet aktiviteti i neurotransmetitorëve të trurit, shkaktohet një nxitje e shpejtë e humorit dhe energjisë. Duhet marrë parasysh që simptomat e mbidozimit me metamfetaminë janë të njëjta me efektet afatshkurtra të saj. Më poshtë listohen disa shenja dhe simptoma që mund të manifestohen për shkak të një mbidoze.

Shenja dhe simptoma

  • Goditje në tru
  • Dështim i veshkave
  • Paranojë
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje gjoksi
  • Presion i lartë gjaku
  • Dhimbje stomaku
  • Gjendje mendore e rënduar
  • Agjitacion
  • Ritëm i shpejtë, i ngadaltë apo i ҫrregullt i zemrës
  • Infarkt në zemër
  • Temperature e lartë trupore
  • Rënie nga pesha
  • Osteoporozë

Në rastin e një mbidoze, gjendja e rënduar mendore mund të përfshijë irritimin, idetë e vetvrasjes dhe episodet psikotike. Ndonjëherë, përdoruesit mund të kenë kriza apo të bien në koma. Mbidozimi kronik i metamfetaminës, i cili ndodh në përdorim me kohë të gjatë, shfaq simptoma si ankthi, shqetësimet e rënda të gjumit, shpërthime të dhunshme dhe ndryshime ekstreme të humorit.

Efektet afatshkurtra dhe afatgjata të metamfetaminës

Metamfetamina shkakton efekte afatshkurtra dhe afatgjata, të cilat duhen mbajtur parasysh. Në shumicën e rasteve kur droga tymoset apo injektohet, ajo rrit presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës, gjë e cila nxit neurotransmetuesit e trurit. Megjithatë, kur metamfetamina merret nga hunda, krijon ndjenjën e euforisë. Ndërkohë, efekti i saj kur merret nga hunda ndryshon nga efekti kur injektohet apo tymoset.

Fluksi i dopaminës nuk ndodh pas marrjes nga hunda. Kur “fluksi” ndodh, efektet anësore të metamfetaminës mund të zgjasin nga tetë deri në njëzetë e katër orë. Një nga impaktet më domethënëse të përdorimit të metamfetaminës është se sa gjatë mund të durojnë përdoruesit pa gjumë. Shpesh, përdoruesit përjetojnë ҫrregullime të rënda të gjumit e mund të qëndrojnë zgjuar për disa ditë. Në disa raste, insomnia mund të lidhet me kënaqësinë dhe me efektet e tjera stimuluese. Më poshtë paraqiten në tabelë efektet e metamfetaminës:

EFEKTET AFATSHKURTRA TË MET

  • Oreks i reduktuar
  • Eufori dhe nxitim
  • Hipertermi
  • Respiracion i shtuar
  • Shtim i aktivitetit dhe qëndrimit zgjuar
  • Ritëm zemre i shpejtë apo i ҫrregullt
  • Shtim i vëmendjes dhe reduktim i lodhjes

EFEKTET AFATGJATA TË MET

  • Dëmtim i trurit
  • Dëmtim i mëlҫisë
  • Sëmundje të mushkrisë
  • Dëmtim i veshkave
  • Irritim
  • Depresion
  • Humbje të kujtesës

Efektet afatgjata mund të vazhdojnë pavarësisht ndërprerjes së drogës.Gjithashtu, përdorimi i kësaj droge mund të shtojë rrezikun e hepatitit B, HIV, hepatitit C dhe sëmundjeve të tjera të transmetueshme përmes gjakut. Përse është e mundur kjo? Në shumicën e rasteve, përdoruesit e metamfetaminës i ndajnë shiringat me të tjerët duke u ekspozuar ndaj infeksioneve virale.

Efektet afatshkurtra dhe afatgjata të metamfetaminës

Si shkakton metamfetamina varësi

Përdoruesit e metamfetaminës kanë rrezik të lartë varësie ndaj kësaj droge. Varësia prej saj ndodh kur përdoruesve ju duhet të rrisin vazhdimisht sasinë e drogës për të arritur gjendjen e toksikimit me metamfetaminë. Kjo veprimtari ndodh për shkak të përdorimit të përsëritur të drogës, i cili shton tolerancën trupore. Në këtë fazë, përdoruesi është në kufirin e mbidozimit për shkak të konsumimit të lartë të metamfetaminës.

Ndonjëherë, individët e varur kanë tendencë ta kombinojnë drogën me substanca të tjera për të ulur tolerancën dhe për të qëndruar më gjatë nën efektin e saj. Disa substanca të rrezikshme dhe të zakonshme që nuk duhen kombinuar me metamfetaminë përfshijnë alkoolin, heroinën dhe GHB.

Trajtimi i varësisë ndaj metamfetaminës

Fatmirësisht ka mënyra legjitime që të varurit nga amfetamina të kërkojnë ndihmë. Me këto kura, përdoruesit mund të kenë një probabilitet të lartë rikuperimi.

Sipas National Institute on Drug Abuse (NIH), terapia e sjelljes, këshillimi individual dhe familjar janë mënyra efektive për të trajtuar shenjat e varësisë nga metamfetamina. Disa hapa trajtimi përfshijnë:

Detoksifikimi

Në rastet e varësisë ndaj metamfetaminës, ky hap mund të jetë shumë vendimtar. Për këtë proҫes ka gjithnjë qendra specifike trajtimi. Këto qendra kanë staf mjeksor ekspert, të cilët monitorojnë dhe trajtojnë pacientët kur shfaqen simptomat e ndërprerjes dhe i ndihmojnë ata të kryejnë proҫesin e pastrimit të trupit me terapi mjeksore e të arrijnë një gjendje fiziologjike e psikologjike ku nuk e ndjejnë më nevojën e drogës. Intensiteti i proҫesit të detoksifikimit varet nga niveli i varësisë së pacientit.

Trajtimi ambulator

Në këtë proҫedurë, individi i nënshtrohet terapisë për abuzimin një, dy apo disa herë në javë. Proҫesi zhvillohet në një ambient mjeksor dhe psikologjik të strukturuar mirë, por nuk kërkon proҫedura të zhvilluara duke jetuar në vendndodhje. Kjo ndihmë për varësinë ndaj metamfetaminës është e shkëlqyer për individë me nivel varësie më pak të rëndë. Me pak fjalë është e dobishme për ata që kanë përmbushur së fundmi një program rezidencial apo kanë qenë jashtë ndikimit të drogës për një kohë të gjatë.

Konkluzioni

Fatkeqësisht, mbidoza me metamfetaminë ndodh në një përqindje të lartë njerëzish. Mbidoza e metamfetaminës shfaq shenja dhe simptoma tepër të dallueshme. Kërkimi i ndihmës është vendimtar sapo vërehen efektet e menjëhershme të përdorimit të metamfetaminës. Shembuj të metodave trajtuese janë trajtimi ambulator, spitalor apo detoksifikimi.