Depresioni është një ndër çrregullimet më të zakonshme mendore që prek miliona njerëz në botë. Ai ndikon jo vetëm në gjendjen shpirtërore dhe emocionet, por edhe në shëndetin fizik dhe cilësinë e jetës. Disa shenja depresioni përfshijnë trishtimin e thellë dhe humbjen e interesit për aktivitetet e përditshme. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë gjithçka që duhet të dini për depresionin, nga shkaqet dhe simptomat deri tek trajtimet dhe rëndësia e mbështetjes profesionale.

Depresija, simptomi i lečenje na klinici - Dr Vorobjev

Çfarë është depresioni?

Depresioni është një çrregullim mendor që karakterizohet nga ndjenja e vazhdueshme e trishtimit, humbja e interesit për aktivitetet e zakonshme dhe mungesa e energjisë. Depresioni mund të shoqërohet me ndjesi faji, pavlefshmërien ose paaftësinë për të bërë detyra të thjeshta. Depresioni simptomat i ka të tilla që mund të mos kapen menjëherë nga miqtë dhe familjarët e pacientit.

Për shembull, një person që dikur kënaqej duke dalë për shëtitje ose duke lexuar libra mund të ndihet i paaftë për të ngritur nga shtrati ose për të ndjekur pasionet e tij. Një detyrë e zakonshme si larja e enëve ose kthimi i një telefonate mund të duket tejet e rëndë dhe e lodhshme. Depresioni mund ta bëjë të ndihet sikur është barrë për të tjerët ose të përjetojë një boshllëk të thellë, edhe në prani të miqve dhe familjarëve që e mbështesin.

Llojet e depresionit

Çrregullimi depresiv madhor (Major Depressive Disorder): Një gjendje e vazhdueshme e trishtimit që zgjat të paktën dy javë dhe ndikon në aftësinë për të funksionuar në përditshmëri. Një person që më parë gëzonte punën e tij dhe shoqërinë e miqve tani ndjen mungesë totale të motivimit, duke kaluar ditë të tëra i mbyllur në dhomë, pa energji për të ngrënë apo komunikuar. Mjekët shpjegojnë depresioni si kurohet duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes të hershme dhe mbështetjes sociale.

Distimia (Persistent Depressive Disorder): Një formë më e lehtë, por e zgjatur depresioni, që mund të zgjasë për vite të tëra. Një individ ndihet shpesh pa humor, i lodhur dhe i pashpresë, por gjithsesi arrin të kryejë detyrat e përditshme, edhe pse pa kënaqësi apo motivim të vërtetë.

Depresioni postnatal: Depresioni që shfaqet pas lindjes së foshnjës dhe ndikon në aftësinë e nënës për t’u lidhur me foshnjën. Një nënë e re ndjen një trishtim të thellë dhe ndjenjë faji sepse nuk ndien gëzimin që të tjerët presin prej saj, duke menduar se është një prind i paaftë ose joempatik. Kjo është një gjende tranzitore, por që kërkon mbështjetja nga familjarët dhe miqtë dhe profestionistë të shëndetit mjekësor.

Depresioni sezonal (Seasonal Affective Disorder): Një formë depresioni që ndodh zakonisht gjatë muajve të dimrit, kur ka më pak dritë dielli. Dikush ndihet energjik dhe pozitiv gjatë pranverës dhe verës, por bëhet i lodhur, i mërzitur nga depresioni dhe tërhiqet nga aktivitetet sociale sapo fillojnë ditët e shkurtra të dimrit.

Depresioni bipolar: Një pjesë e çrregullimit bipolar, që përfshin faza të alternuara të depresionit dhe manisë. Në fazën depresive, një person ndihet i paaftë të dalë nga shtrati për javë të tëra, ndërsa në fazën manike, ai përpiqet të bëjë shumë gjëra përnjëherësh, me energji dhe optimizëm të tepruar.

Depresioni psikotik është një formë e rëndë depresioni që përfshin simptoma të tilla si hallucinacione dhe iluzione. Depresioni psikotik shkakton ndjenja të shkëputjes nga realiteti dhe nevojiten mbështetje profesionale të menjëhershme

Dr Vorobjev - Depresija, simptomi i lečenje na klinici

Shkaqet e depresionit

Depresioni ka shkaqe të shumta dhe shpesh të ndërlikuara:

  • Faktorë biologjikë: Ndryshime në kimikët e trurit, si serotonina dhe dopamina
  • Faktorë gjenetikë: Historia familjare e depresionit mund të rrisë rrezikun
  • Faktorë mjedisorë: Trauma, humbja e punës, apo ngjarje të tjera stresuese
  • Faktorë psikologjikë: Vetëvlerësimi i ulët, ndjeshmërë ndaj kritikave dhe izolimi.

Si diagnostikohet depresioni?

Depresioni diagnostikohet me:

  • Një intervistë të plotë klinike me një profesionist të shëndetit mendor.
  • Përdorimi i pyetësorëve të standardizuar dhe test depresioni, si skala e depresionit PHQ-9
  • Shqyrtimi i simptomave dhe historisë personale apo familjare
  • Përjashtimi i shkaqeve fizike përmes analizave laboratorike

Simptomat dhe shenjat e depresionit

Depresioni simptomat mund t’i ketë si vetëm disa intensive, ose një seleksion i shumë simptomave më të lehta.

Simptoma emocionale

  • Një intervistë të plotë klinike me një profesionist të shëndetit mendor.
  • Humbje e interesit dhe kënaqësisë: Mungesë interesi për aktivitete që dikur ishin të këndshme (anhedoni)
  • Ndjenja e pavlefshmërisë ose fajit: Një ndjenjë e fortë faji ose bindje se personi nuk ka vlerë
  • Ndjeshmëri emocionale: Lehtësi për t’u ndjerë i lënduar ose i mërzitur nga situata të zakonshme

Simptoma fizike

  • Pagjumësi (vështirësi për të fjetur ose zgjim i hershëm) ose hipersomnia (dëshirë e tepruar për të fjetur)
  • Rënie ose shtim i papritur i oreksit që shoqërohet me humbje ose shtim në peshë. Shenjat e depresionit mund të ndikojnë në gjumin dhe oreksin
  • Ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje, pavarësisht nga pushimi i mjaftueshëm
  • Dhimbje fizike: Simptoma të tilla si dhimbje koke, tension muskulor ose dhimbje stomaku pa shkak të qartë mjekësor

Simptoma konjitive

  • Vështirësi në përqendrim dhe marrjen e vendimeve: Depresioni jep probleme me kujtesën dhe përqendrimin, që mund të ndikojnë në punën ose jetën e përditshme.
  • Mendime të shpeshta për vdekje ose vetëvrasje: Mendime të vazhdueshme për vdekjen ose skenarë të vetëvrasjes, të cilat janë një shenjë serioze dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme
  • Negativitet i përgjithshëm: Prirja për të parë çdo situatë në mënyrë pesimiste ose për të mos pasur shpresë për të ardhmen

Opsionet e trajtimit për depresionin

Si kurohet depresioni është një pyetje e zakonshme dhe përgjigja përfshin një kombinim të terapive dhe medikamenteve.

Trajtim mjekësor

Inhibitorët selektivë të rikapjes së serotoninës (SSRI)

  • Përfshijnë medikamente si sertralina, fluoksetina, dhe citaloprama
  • Veprojnë duke rritur nivelet e serotoninës në tru, një neurotransmetues që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe reduktimin e ankthit
  • Janë shpesh zgjedhja e parë për shkak të efekteve anësore më të pakta

Inhibitorët e rikapjes së serotoninë-norepinefrinës (SNRI)

  • Përfshijnë medikamente si venlafaksina dhe duloksetina
  • Veprojnë duke rritur nivelet e serotoninës dhe norepinefrinës, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe dhimbjeve kronike që mund ta shoqërojnë atë

Antidepresantët triciklikë (TCA)

  • Përfshijnë medikamente si amitriptilina dhe nortriptilina
  • Efektive, por shpesh kanë më shumë efekte anësore (p.sh., përgjumje, tharje të gojës, shtim në peshë), ndaj përdoren zakonisht kur SSRI ose SNRI nuk japin rezultat

Inhibitorët e monoaminooksidazës (MAOI)

  • Përfshijnë medikamente si fenelzina dhe tranilcipromina
  • Janë më të rralla në përdorim për shkak të ndërveprimeve të shumta me ushqime dhe ilaçe të tjera

Antidepresantët atipikë

  • Përfshijnë medikamente si bupropioni dhe mirtazapina, të cilat veprojnë në mënyra unike për të ndihmuar në trajtimin e depresioni

Psikoterapia

Format e terapisë, si terapia njohëse-drejtuese (CBT) dhe terapia e sjelljes, ndihmojnë në menaxhimin e mendimeve dhe sjelljeve negative. CBT është veçanërisht efektive për trajtimin e depresionit të moderuar dhe të lehtë dhe shpesh kombinohet me terapi medikamentoze për raste më të rënda. Depresioni si kurohet varet nga intensiteti i simptomave.

Trajtimi intensiv kundrejt trajtimit ambulator të depresionit

Për rastet e rënda, trajtimi spitalor ose programet intensive mund të jenë të nevojshme. Për shembull, depresioni kronik kërkon një qasje afatgjatë. Depresioni si kurohet ndryshon nga rasti në rast, por këtë lloj trajtimi e rekomandojmë në klinikën Vorobiev, për të siguruar komfortin dhe efektivitetin maksimal të trajtimit.

Procesi dhe fazat e trajtimit të depresionit në klinikën Dr Vorobiev

Klinika Dr Vorobiev përdor një qasje multi-disiplinore për trajtimin e depresionit, duke ofruar:

  • Diagnostikim të detajuar, me anamnezë dhe test depresioni
  • Terapitë mjekësore dhe psikologjike
  • Seanca terapeutike individuale dhe grupore
  • Përpjekje për të minimizuar rrezikun e rikthimit me anë të takimeve të kontrollit

A është e mundur të heqësh qafe vetë depresionin?

A sherohet depresioni varion nga personi në person, por trajtimi i hershëm mund të sjellë rezultate pozitive. Ndërsa disa individë mund të ndihen më mirë me ndryshime në stilin e jetës dhe mbështetje nga familja, depresioni i rëndë shpesh kërkon ndihmë profesionale. Depresioni kronik mund të zgjasë për muaj deri vite. Ndihma e specializuar ndihmon në identifikimin e shkaktarëve dhe sigurimin e trajtimit të duhur.

Kohëzgjatja mesatare e trajtimit për depresionin

Trajtimi mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj, varësisht sa intensiv është depresioni dhe përgjigjja individuale ndaj trajtimit. Terapia mund të vazhdojë edhe pas përmirësimit të simptomave për të parandaluar rikthimin e tyre.

Efikasiteti i trajtimit të depresionit

Shumë njerëz pyesin “a shërohet depresioni”, dhe përgjigja është se ai mund të menaxhohet, por kërkon kohë dhe përkushtim. Kombinimi i një diagnoze të saktë me test depresioni, terapisë dhe medikamenteve shpesh është qasja më efektive.

Kostoja e trajtimit të depresionit

Kostoja varjon nga trajtimi, kohëzgjatja dhe vendndodhja. Si kurohet depresioni mund të ndryshojë nga personi në person, ndaj dhe kostoja varjon. Terapia ambulatore zakonisht është më e lirë se trajtimi spitalor intensiv.

Doktorët

Në klinikën Vorobiev, një ekip i specializuar doktorësh dhe psikoterapistësh siguron kujdes të personalizuar dhe efektiv. Mjekët vlerësojnë shenjat e depresionit për të krijuar një plan të përshtatshëm trajtimi për çdo pacient. Përvoja e tyre është thelbësore për suksesin e trajtimit.

Patentat dhe certifikatat

Klinikat me reputacion, si Dr Vorobiev, disponojnë certifikata dhe patenta që garanton cilësinë dhe sigurinë e trajtimeve. Ne kemi certifikatën DAACC (Certifikim për këshillim për Drogën, Alkoolin dhe Varësinë) dhe punojmë me një grup të madh klientësh me probleme të shumëllojshme nga mbarë bota, përfshirë depresioni.

Vlerësime

Blerta Hoxha

Për vite të tëra vuaja nga depresioni kronik. Isha tejet e izoluar dhe ndihesha e pafuqishme për të dalë nga errësira. Pas shumë përpjekjesh të dështuara me terapi tradicionale, hasa rastësisht në klinikën Vorobiev në internet. Fillimisht isha skeptike, por historitë e pacientëve të tjerë në Youtube më dhanë kurajo. Vendimi për t’u shtrirë në klinikëishte i vështirë, por ishte një vendim jetë-shpëtues. Depresioni nuk më kontrollon më