dr-vorobjev

Varësia nga lojërat elektronike është një shqetësim global në rritje. Vlerësohet se lojërat elektronike luhen nga dy miliardë njerëz në mbarë botën, dhe deri në 4% e tyre janë të varur.

Trajtimi për varësinë nga lojërat elektronike

Në vitin 2018, Organizata Botërore e Shëndetit e klasifikoi varësinë nga lojërat elektronike si një çrregullim varësie. Sipas hulumtimeve, shumica e pacientëve janë rreth 25 vjeç. Statistikat ndryshojnë nga viti në vit pasi fëmijët bien gjithnjë e më shumë në kontakt me lojërat elektronike. Pothuajse numri i meshkujve dhe femrave që luajnë lojëra elektronike është i njëjtë, por meshkujt janë më shpesh të varur.

Cili është ndryshimi midis entuziastëve të lojërave elektronike dhe të varurve që kanë nevojë për ndihmë nga ekspertët? Një i varur është, sipas përkufizimit, një person që është i zënë me lojëra elektronike aq sa nuk mund të kryejë normalisht aktivitetet e përditshme. Të gjitha segmentet e jetës janë të prekura dhe të neglizhuara, pasi prioritet i jepet lojërave, pavarësisht pasojave negative që sjellin.

Varësia nga lojërat elektronike dhe efektet e saj

Varësia nga lojërat elektronike lë pasoja të shumta në shëndetin fizik. Personat e varur kanë probleme me shikimin, dhimbje qafe, e gjithë muskulatura e tyre përkulet për shkak të orëve të shumta të qëndrimit në pozicion jo të duhur trupor. Lëvizja e pamjaftueshme dhe ulja e gjatë përpara kompjuterit mund të rezultojë në ngërçe në këmbë.

Për të kursyer kohë, të varurit shmangin përgatitjen e ushqimit dhe në vend të kësaj zgjedhin ushqime industriale jo të shëndetshme për t’i konsumuar pa humbur kohë. Kjo ndikon keq në metabolizëm dhe në organet e tyre tretëse. Ata bëhen obezë ose të kequshqyer, nëse shmangin ngrënien. Shpesh ky problem shoqërohet me dehidrim. Duke dashur të kenë rezultate më të mira në botën e lojërave elektronike, pacientët shpesh anashkalojnë vaktet, kështu që ndodh që ata të shkojnë drejt kolapsit.

Shumë pasoja negative pasqyrohen edhe në psikikën e të varurit. Ata shpesh janë pa jetë sociale, të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë, pa aftësinë për ndjeshmëri dhe vetëkontroll. Nëse trajtimi nuk fillon në kohë, pacientët mund të kenë mendime vetëvrasëse dhe shpesh përpiqen të dëmtojnë të tjerët.

Trajtimi i varësisë nga lojërat elektronike është në shumë mënyra i ngjashëm me trajtimin e varësisë nga kumari. Disa nga simptomat që tregojnë nevojën për trajtim janë rritja e tolerancës, zhvillimi i një nevoje mendore, humbja e kontrollit, nevoja obsesive për të luajtur kur përfundon loja elektronike, ndryshimi i personalitetit, reduktimi i interesit për botën e jashtme…

Të krijosh varësi

Luajtja e lojërave elektronike fillimisht ndodh në mënyrë spontane, në momente të kohës së lirë. Me kohën e shpenzuar në botën e lojërave, aftësitë e lojtarëve përmirësohen. Lojtari arrin të zbulojë truket që do t’i lejojnë të arrijë rezultate më të mira. Ndërsa një lojtar me një numër të lartë pikësh ngjitet në renditje, ai fiton një ndjenjë në rritje të suksesit dhe fuqisë.

E gjithë kjo provokon admirimin e lojtarëve të tjerë, të cilët nuk mund të arrijnë rezultate kaq të mira për arsye të ndryshme (mungesa e kohës dhe pajisjeve të nivelit të lartë të lojës).

Shpejt, ata humbasin kontrollin mbi të gjithë aktin e lojës, dhe euforia me eksitimin gjatë lojës shtohen.

Duke dashur të arrijë rezultate edhe më të mira, lojtari shpenzon më shumë kohë para ekranit. Krijohet varësia mendore, e bazuar në ndjenjën e fitores dhe suksesit. Edhe kur nuk e luan lojën, i varuri mendon për taktika dhe pajisje të reja që mund të përmirësojnë përvojën e lojës. Të fiksuar pas botës virtuale, ata i kthejnë të gjitha aktivitetet në të njëjtin drejtim, që është bota e lojërave elektronike.

Limiti i tolerancës

Me kalimin e kohës, dëshira për të luajtur lojëra elektronike bëhet më e zakonshme. I varuri humbet vetëdijen e tij për kohën reale dhe përpiqet të shpenzojë çdo moment duke luajtur. Fillimisht, lojërat luhen vetëm në fundjavë kur personi ka më shumë kohë të lirë.

Gradualisht, loja bëhet e përditshme, por në intervale më të shkurtra, për shembull, dy orë gjatë ditës. Me rritjen e varësisë mendore, koha e kaluar duke luajtur rritet në dhjetë ose edhe më shumë orë çdo ditë.

Një fakt shqetësues është se janë regjistruar disa vdekje të njerëzve që luajnë vazhdimisht lojëra elektronike për më shumë se 20 orë.

Simptomat e ndërprerjes

Orët e gjata të lojërave fillojnë të prishin rrjedhën e qëndrueshme të jetës së familjes së të varurit. Sjellja e varësisë është në kurriz të detyrimeve të përditshme dhe kjo do të çojë në konflikt me prindërit ose partnerin.

Interesi për punën, shkollën, detyrat, hobit, rutinën e mëparshme humbet. Personi fillimisht e mohon problemin, duke u përpjekur ta minimizojë atë, duke kërkuar dhe gjetur justifikime për të qëndruar gjatë gjithë ditës në kompjuter. I varuri fillon të gënjejë njerëzit përreth për të shmangur sanksionet e mundshme. Ndonjëherë dëshira për të luajtur është më e fortë se vetëdija për dëmin e saj. Lojtarët e dinë se ajo që po bëjnë po i rrezikon ata, por ata thjesht nuk mund t’i rezistojnë dëshirës.

Simptomi abstinenčne krize

Varësia nga lojërat elektronike dhe ndihma e ekspertëve

Kur individi kupton se ka një problem, ai do të kërkojë ndihmë nga njerëzit përreth tij. Kur bëhet fjalë për të miturit, ata shpesh herë as nuk e vënë re problemin. Prindërit ose kujdestarët e tyre i çojnë me iniciativën e tyre tek një specialist.

Kur privohet nga lojërat, individi i varur përballet me vuajtje dhe mërzi, ai ndihet i trishtuar për shkak të humbjes së diçkaje të rëndësishme. Kjo ndikon në sjellje dhe shkakton nervozitet dhe irritim. Nëse deri atëherë pacienti ishte i qetë dhe i rezervuar, në atë moment bëhet agresiv ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes. Ai fajëson familjen e tij për mohimin e një burimi kënaqësie.

Ndryshimi në personalitetin e të varurit

Së shpejti, personi nuk arrin t’i rezistojë tundimit dhe gjen një mënyrë për të marrë pjesë përsëri në lojë. Gjithҫka nis nga fillimi, interesi për lojërat shtyp të gjitha interesat e tjera. Personi e ndryshon sjelljen e tij aq shumë sa të afërmit e tij shpesh tregojnë se nuk e njohin më atë. Familja humbet besimin tek ai person. Shpesh miqtë i kthejnë shpinën të varurit sepse ai nuk ka kohë apo vullnet të shoqërohet me ta dhe është krejtësisht i painteresuar për jetën shoqërore.

Stresi i vazhdueshëm dhe vetëdija se kufiri me realitetin ka kohë që ka humbur çon në depresion dhe pendim. Për të hequr qafe ndjenjën e pakëndshme, personi përdor substanca të dëmshme psikoaktive. Kjo e rëndon më tej situatën dhe zgjon mendimet për vetëvrasje.

Ndihmën e ekspertëve tanë më së shpeshti e kërkojnë personat në këtë fazë të sëmundjes.

Varësia nga lojërat elektronike dhe pasojat e saj

Numri i njerëzve, vdekjet e të cilëve janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me lojërat elektronike nuk dihet, por është e qartë që ka tendencë të rritet. Të varurit shpesh përpiqen të dëmtojnë jo vetëm veten, por edhe të dashurit e tyre. Arsyeja për këtë është paaftësia e tyre për të duruar zhgënjimin e shkaktuar nga pamundësia për të luajtur lojëra.

Trajtimi i varësisë nga lojërat elektronike

Ndikimi i luhatjeve të humorit do të reduktojë nervozizmin dhe irritimin e gjendja e përgjithshme mendore do të stabilizohet.

Fazat e trajtimit:

1. Diagnostifikimi

Përcaktohet gjendja fizike dhe mendore e pacientit. Ekzaminimet tipike diagnostike përfshijnë testin e urinës, testin e përgjithshëm të gjakut, testin biokimik të gjakut, EKG-në dhe ekzaminimin mjekësor nga një mjek internist. Ekzaminimi për vlerësimin e gjendjes mendore përfshin psikodiagnozën (teste psikologjike për të përcaktuar nivelin e varësisë, pasojat e varësisë ndaj shëndetit mendor, shenjat e çrregullimeve mendore, praninë e depresionit dhe shkallën e motivimit për të kapërcyer sëmundjen). Pas diagnostikimit, ekipi i mjekëve analizon rezultatet dhe zhvillon një plan trajtimi. Nëse pacienti vuan nga sëmundje kronike ose ka faktorë të tjerë rreziku, bëhen analiza shtesë. Këtu përfshihen MRT, EEG, ekografi, radiografi, endoskopi, analiza e përqendrimit të ilaçeve dhe barnave, ekzaminime nga kardiologu, neurologu, endokrinologu… Këto janë të gjitha teste shtesë që nuk përfshihen në çmimin e paketës.

2. Farmakoterapia

Në fillim të trajtimit, gjendja mendore e pacientit duhet të stabilizohet duke përdorur medikamente. Kjo do të eliminojë depresionin, tensionin dhe nervozizmin. Kur pacienti fillon të shikojë realisht situatën aktuale, ai mund të kalojë në nivelin tjetër të trajtimit.

3. Trajtimi me pajisje mjekësore

Nëpërmjet impulseve të duhura, pajisja Neuro Jet vepron në qelizat e trurit përgjegjës për sekretimin e endorfinës dhe dopaminës. Stimulimi është pa dhimbje dhe gjatë trajtimit ndihen vetëm dridhje dhe gudulisje. E gjithë procedura kontrollohet nga një kompjuter. Normalizimi i të dy hemisferave cerebrale arrihet me terapi Trans air. Kjo metodë neurofiziologjike korrigjon çrregullimet e vullnetit, sjelljes dhe dëshirës patologjike për të luajtur lojëra.

Zdravljenje z medicinskimi napravami

4. Psikoterapia

Praktikohet në disa forma të ndryshme.

Psikoterapia individuale

Përfshin punën individuale të një terapisti me pacientin. Pacienti do të mësojë të përballojë stresin si dhe të rivendosë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Kjo lloj terapie përfshin mbajtjen e një plani të aktiviteteve ditore (me ndihmën e një terapisti) që pacienti do t’i përmbahet gjatë fazës ambulatore të trajtimit.

Psikoterapia edukative

Zbulon shkakun e sëmundjes. Pacientëve u tregohen pasoja fizike, psikologjike, sociale dhe profesionale. Theksohen dhe shpjegohen rregullat e sjelljes në abstinencë. Pacientët shikojnë gjithashtu filma të veçantë për pasojat e varësisë.

Psikoterapia në grup

Një grup pacientësh zgjidh konfliktet e brendshme dhe korrigjon çrregullimet e sjelljes së bashku me terapistin. Atyre u shpjegohet se problemet e varësisë janë të zgjidhshme dhe se ka shumë njerëz me të njëjtin problem.

Psikoterapia familjare

Përfshin punën me familjen e pacientit. Është këshillim psikologjik i fokusuar në zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet familjare. Kjo përfshin identifikimin dhe eliminimin e konflikteve që ekzistojnë midis anëtarëve të familjes.

5. Farmakohipnozë

Ibogaine, e administruar sipas rekomandimit të mjekut.

6. Trajtimi ambulator

Zgjat deri në 12 muaj dhe kryhet pas daljes nga spitali. Kjo përfshin mbështetje të vazhdueshme dhe kontrolle të rregullta mujore. Qëllimi është që pacienti të qëndrojë në kontakt me mjekun për të marrë këshilla profesionale ose ndihmë nëse është e nevojshme.