dr-vorobjev

Marihuana është një drogë e cila shkakton pasoja dëmtuese në aspektin shëndetësor, psikologjik dhe social të jetës së një individi. Varësia psikologjike ndaj saj është e nevojshme të trajtohet pavarësisht se nuk krijon varësi fizike dhe pas ndërprerjes zakonisht nuk shkakton krizë fizike.

Varësia nga marihuana dhe trajtimi i saj

Duke theksuar efektin e marihuanës në trup, nuk mund ta klasifikojmë atë si një drogë të lehtë duke qenë se të gjitha llojet e substancave janë dëmtuese. Shumë individë të varur prej heroinës, të cilët trajtohen në spitale rehabilitimi, e kanë nisur me marihuanën. Të rinjtë mund ta nisin konsumimin e marihuanës shumë herët, sidomos mes miqsh në vitet e adoleshencës. Pothuajse 55% e individëve mbi 18 vjeҫ e kanë nisur konsumimin e marihuanës përpara moshës 17 vjeҫ. Ata abuzojnë me të përmes tymosjes së saj apo duke ngrënë ushqime të përziera me të, njohur ndryshe si marihuana “e ngrënshme”.

Ideja se psikostimulantët nuk të dëmtojnë, ҫon në eksperimentimin me substancat dhe zhvillimin e varësisë ndaj tyre. Trajtimi i individëve të varur është i vështirë sepse ata nuk e besojnë që kanë një varësi si në fillim po ashtu dhe në fund kur është sfiduese të eleminosh pasojat e saj.

Në këtë artikull do të diskutojmë ҫështje si kuptimi i varësisë ndaj marihuanës, identifikimi i saj, efekti që mund të ketë mbi të varurit dhe trajtimi i saj që individi të mund të përmirësohet.

Efektet e konsumimit të kanabinoidëve

Konsumimi i kanabinoidëve shkakton disa efekte anësore si më poshtë:

  • Relaksim (pavarësisht se mund të krijohet ndjenja e ankthit si efekt i kundërt)
  • Gjendje euforie
  • Të qeshura të pa kontrolluara
  • Përqëndrim të reduktuar
  • Depersonalizim
  • Haluҫinacione dhe iluzione
  • Ҫrregullim të proҫesit të të menduarit dhe “mendime të rrëmbyeshme”
  • Ҫrregullime dhe shtim të të folurit
  • Reduktim i aftësisë për t’i paraprirë dhe parashikuar eventet ne vijim
  • Marrje mendësh
  • Derealizim
  • Ҫrregullime të memories

Efektet somatike përfshijnë zgjerimin e pupilës, sklera të skuqura, gojë dhe fyt të thatë, ҫrregullim të funksioneve motorike komplekse dhe në doza më të larta, ҫrregullim të koordinimit të lëvizjes. Përdorimi i marihuanës për kohë të gjatë shkakton ҫrregullime të shumta kronike të trupit. Disa prej tyre konsistojnë në humor apatik, gjendje konstante gjumi, memorje e reduktuar operacionale, ҫrregullim i mendimit abstrakt, depresion, ankth, atake paniku, paqëndrueshmëri emocionale dhe irritim. Mund të vërehet gjithashtu një reduktim i intelektit, një ndryshim i personalitetit dhe madje mund të ҫojë deri në vetëvrasje.

Dhimbjet e kokës, ҫrregullimet e kordinimit, reagimet e ngadalta dhe perceptimet e alteruara të hapsirës dhe ngjyrave janë të zakonshme.

Mund të vërehen probleme të shumta respiratore si kolla e thatë dhe jo-produktive, faringiti, ndryshimet e ngjyrës së mukozës orale dhe fryrje të qiellzës e frenulumit. Hundët janë gjithnjë të zëna dhe nëse pacienti ka astmë, ajo përkeqësohet. Infeksionet e traktit respirator janë gjithashtu të zakonshme dhe mund të zhvillohet bronkit apo kancer i mushkërive.

Në aspektin riproduktiv, libido reduktohet dhe arritja e kënaqësisë është e vështirë. Mund të vërehen probleme me impotencën, ҫrregullime të ciklit menstrual, probleme me shtatëzaninë dhe infertilitetin.

Pasojat sociale prej konsumimit të marihuanës janë izolimi ose shoqëria jo e mirë, humbja e ambicies apo planeve, ndërprerja e praktikimit të hobive apo aktiviteteve.

Ҫfarë është varësia ndaj marihuanës?

Individët që e përdorin më shpesh marihuanën jane në rrezik për zhvillimin e ҫrregullimit të përdorimit të kanabisit, një mënyrë tjetër referimi për varësinë ndaj saj. Ky ҫrregullim i referohet përdorimit të vazhdueshëm të marihuanës pavarësisht shenjave të qarta të një dëmtimi të shëndetit apo jetës së përditshme.

Kjo mendohet të rrjedhë nga përdorimi i drogës për periudha të zgjatura dhe rritja e vazhdueshme e dozës. Faktorët gjenetik mund të luajnë gjithashtu një rol në predispozimin e individit në zhvillimin e varësisë nga marihuana.

Një studim zbuloi se pothuajse 30% e përdoruesve të marihuanës i shfaqin shenjat e ҫrregullimit të përdorimit të kanabisit brenda vitit. Fakti se 10% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur kanabisin në të njëjtin vit, tregon që përdorimi i marihuanës mund të shndërrohet në një problem të vërtetë.

Ҫfarë është varësia ndaj marihuanës

Shenjat dhe simptomat e varësisë së kanabisit

Varësia ndaj marihuanës karakterizohet nga varësia psikologjike më shumë se sa fizike. Megjithatë duket se një varësi fizike ekziston. Varësia ndaj kanabisit indikohet klinikisht nga prezenca e dy apo më shumë simptomave të mëposhtme të paraqitura në harkun e 12 muajve nga individi:

  1. Përdorimi i më shumë marihuane se sa synimi fillestar i individit.
  2. Vështirësi në kontrollin e sasisë së përdorur të kanabisit.
  3. Harxhimi i kohës duke u angazhuar në përdorimin e marihuanës; lënia pas dore e aktiviteteve të tjera për të vazhduar përdorimin e kanabisit.
  4. Dëshira e vazhdueshme për marihuanë.
  5. Dështimi i individit në vendin e punës, në shkollë, në jetën sociale apo në familje si rezultat i përdorimit të marihuanës.
  6. Vazhdimi i përdorimit të kanabisit pavarësisht efekteve të sipër-përmendura në jetën sociale apo në një marrëdhënie.
  1. Vazhdimi i përdorimit të kanabisit pavarësisht efekteve të tij në mirëqenien fizike dhe psikologjike.
  2. Përdorimi i kanabisit në situata me rrezik të lartë apo të papranueshme në aspektin social, si përshembull në klasë apo në punë.
  3. Nevoja për doza më të larta për të arritur efektin e mëparshëm të dozave më të vogla (toleranca).
  4. Simptoma të ndërprerjes pas heqjes dorë nga marihuana.

Efektet e varësisë ndaj kanabisit

Ashtu siҫ prodhon kryesisht varësi psikologjike, efektet afatshkurtra dhe afatgjata të varësisë ndaj kanabisit kanë si qëllim trurin. Kjo e kundërshton besimin e njerëzve se marihuana është një substancë e sigurt. Kjo nuk është e vërtetë e për më tepër një dëm i konsiderueshëm mund të vijë si pasojë e abuzimit dhe varësisë me këtë substancë.

Tetrahidrokanabinoli është një prej kanabinoidëve më të rëndësishëm që derivon nga marihuana. Kjo është molekula kryesore, e cila është përgjegjëse për veprimin e drogës, veҫanërisht në aspektin psikoaktiv. Kjo molekulë shkon në tru përmes gjakut kur marihuana tymoset apo konsumohet. Molekula aktivizon receptorë në tru përmes ngjashmërisë së strukturës së saj me atë të molekulave naturale që veprojnë mbi ata receptorë. Aktivizimi i receptorit prodhon pikërisht efektin e substancës.

Efektet afatshkurtra të varësisë ndaj kanabisit

Ka disa mënyra se si kanabisi vepron në afatshkurtër, të cilat përfshijnë efektet psikologjike dhe fizike të listuara më poshtë:

  • Haluҫinacione
  • Delire
  • Memorie e reduktuar
  • Kognicioni i ҫrregulluar
  • Ndryshime të humorit
  • Ҫrregullimi i perceptimit sensorial (për shembull, tingujt dhe ngjyrat mund të aplifikohen)
  • Paranojë
  • Psikoza (veҫanërisht në doza të larta)
  • Panik
  • Shtim të ritmit të zemrës
  • Kordinim dhe lëvizje muskulore të reduktuar
  • Të përziera dhe të vjella
  • Ҫrregullimi i perceptimit të kohës

Efektet afatgjata të varësisë ndaj kanabisit

Efektet kryesore afatgjata nga varësia ndaj kanabisit i atribuohen efektit të tij kronik në tru. Këto efekte mund të jenë të pakthyeshme dhe përfshijnë efektet e listuara më poshtë:

  • Psikoza kronike
  • Zhvillimi i skizofrenisë
  • Varësi nga substanca edhe më të paligjshme (vepron si hyrje në substanca të tjera)
  • Aftësi e reduktuar për të kryer detyra komplekse operacionale
  • Reduktimi i koefiҫentit të inteligjencës me një mesatare IQ prej 8 pikësh.
  • Depersonalizim
  • Mungesë vëmendjeje
  • Reduktim i memories
  • Depresion
  • Ankth
  • Ide vetëvrasjeje
Efektet afatgjata të varësisë ndaj kanabisit

Trajtimi i varësisë ndaj marihuanës

Shumë individë të varur mund të arrijnë në atë pikë që të ndërgjegjegjësohen se varësia ndaj kanabisit po ndikon në jetën e tyre dhe mund të vendosin t’a ndërpresin atë. Fatmirësisht, kjo është plotësisht e mundur. Trajtimi mund të merret nga qendrat profesionale të trajtimit të varësisë.

Qëllimet primare të trajtimit

  • Eleminimi i pasojave psikologjike të cilat rezultojnë nga konsumimi i marihuanës, kryesisht paranojat, idetë lunatike, sindromën e mungesës së motivimit, depresionin, ҫrregullimet e të menduarit, memories e vëmendjes.
  • Eliminimi i dëshirës për marihuanë.
  • Krijimi i një stili të ri jetese, duke ndryshuar zakonet e individit, rrethin e miqve, duke shmangur alkoolin, substancat e tjera psikoaktive, duke praktikuar sporte e aktivitete të tjera të shëndetshme, duke gjetur një punë e duke vendosur një ritëm të ri biologjik.

Fazat e trajtimit të varësisë së marihuanës

Trajtimi i varësisë ndaj kanabinoidëve përfshin farmakoterapinë, terapinë Neuro-Jet, terapinë e informacionit dhe psikoterapinë. Faza e parë dhe themelore e trajtimit është diagnostika.

1. Diagnostika

Gjatë kësaj faze vlerësohet gjendja fizike dhe psikologjike e pacientit. Këtu përfshihen analizat e përgjithshme të gjakut, analiza biokimike e gjakut, analiza e urinës, analiza për hepatitin B, C, infeksionin HIV, ECG dhe një ekzaminim nga mjeku intern. Gjithashtu përfshihen testet psiko-diagnostikuese (teste psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, pasojat e përdorimit të substancës në shëndetin mendor, zbulojnë shenja të ҫrregullimeve mendore, depresionit, gradën e motivacionit për t’u shëruar) për të përcaktuar gjendjen psikologjike të pacientit. Teste të tjera shtesë do të performohen nëse janë të nevojshme.

2. Farmakoterapia

Ёshtë e nevojshme të arrihet një kombinim i mirë preparatesh, i cili do ta ndihmojë pacientin në rifitimin e kontrollit mbi trupin e tij, mendimet dhe ndjenjat. Psikoterapia ndihmon në rikthimin e shëndetit dhe përmirëson mirëqenien duke eleminuar frikën, dyshimet, pasiguritë dhe idetë jo realiste. Vetëm nëse pacienti arrin sërish të pranojë, analizojë dhe të vlerësojnë ndodhitë e situatat, mundet ai të vazhdojë në fazën tjetër të trajtimit. Prindërit shpesh herë zgjedhin të përdorin kërcënimet apo bindjen e plotë për ta nxitur fëmijën e tyre ta ndërpresë substancën. Megjithatë, biseda të tilla nuk kanë efekt sepse marihuana ҫon në ҫrregullime të perceptimit, memories dhe mendimit.

3. N.E.T (Terapia Neuro Jet)

Kjo terapi lejon stabilizimin e sistemit të endorfinave dhe neurotransmetuesve. Kjo metodë është shumë e aplikueshme dhe premtuese, e tashmë përdoret në shtete si Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia. Terapia lejon stimulimin e strukturave të trurit, përmes së cilës sekretohen hormonet natyrale të lumturisë. Këto proҫese ҫrregullohen kur një individ konsumon rregullisht drogë e kjo lidhet me përjetimin e trishtimit, apatisë e depresionit. Terapia Neuro-Jet rivendos balancën e neurotransmetuesve duke ҫuar në normalizimin e humorit, eleminimin e nervozitetit dhe reduktimin e dëshirës për drogë.

4. Trajtimi i varësisë psikologjike

Përdorimi i proҫedurave të largimit nga droga, farmakohipnozës, psikoterapisë dhe Ibogainës sipas përshkrimit të mjekut.

5. Psikoterapia

Mund të përdoren psikoterapia individuale, familjare apo në grup, psikoterapia sipas trupit, meditimi, trajnimi autogjenik, trajnimi i zhvillimit të aftësive komunikuese, relaksimi, terapia me art, analiza transaksionale, terapia familjare dhe edukimi individual e në grup. Qëllimi i psikoterapisë është të rivendosë komunikimin dhe marrëdhëniet e mira me njerëzit e rëndësishëm, familjen e miqtë, por mbi të gjitha me veten e tyre. Një plan i aktiviteteve krijohet ҫdo muaj dhe pacienti mëson ngadalë se si të sillet në situata provokative dhe se si ta parandalojë rikthimin. Koha e lirë duhet t’i dedikohet sporteve, rekreacionit, ecjeve dhe aktiviteteve të tjera të shëndetshme e argëtuese.

6. Fizioterapia

Përfshin masazhin fizik, mjeksor apo atë të indeve të thella. Këto lloje masazhi relaksojnë dhe qetësojnë trupin. Kur pacienti ndodhet në fazën e ndërprerjes, niveli i dopaminës reduktohet. Masazhi stimulon prodhimin normal të dopaminës ndërsa shpejton gjakun dhe qarkullimin limfatik, duke përmirësuar proҫesin e eleminimit të toksinave nga trupi.

7. Ambulator zhvillohet

Pas largimit nga spitali dhe konsiston në ndjekjet e rregullta mujore të pacientit për vitin në vijim. Në dalje, pacienti merr këshilla të detajuara dhe instruksione se si ta ruajë dhe përmirësojë gjendjen e arritur. Megjithatë është e nevojshme të mbahet kontakti me spitalin për të marrë këshillat dhe asistencën e nevojshme në rast problemesh. Për pacientët jashtë vendit ekziston mundësia e kontaktit me mjekun përmes telefonit, Skype dhe e-mail. Mbështetja në trajtim nga njerëzit e afërm dhe pjestarët e familjes e shton mundësinë e një shërimi të suksesshëm.

Marihuana konsiderohet si një drogë argëtuese rekreacionale që nuk shkakton dëm. Shumë njerëz besojnë se është totalisht e dobishme për shëndetin, madje dhe në rastin e abuzimit të saj. Kjo nuk është e vërtetë. Varësia nga kanabisi mund të ketë efekte serioze në jetën e një të varuri. Nuk është asnjëherë vonë për të ndërmarrë hapat e duhur drejt largimit nga varësia dhe për të nisur rehabilitimin për varësinë nga substancat.

Pyetjet më të shpeshta për varësinë e marihuanës

Nën ligjin federal, kanabisi është i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë shtete të ndryshme kanë politika të ndryshme. 15 shtete e kanë legalizuar përdorimin rekreativ të saj, ndërkohë 16 shtete të tjera e kanë dekriminalizuar atë.

Në mbarë botën, disa shtete e kanë legalizuar përdorimin rekreativ të marihuanës, ndërkohë shumë të tjerë e kanë dekriminalizuar. Marihuana është e ligjshme në Kanada, Gjeorgji, Afrikën e Jugut, Uruguai dhe në territorin e kryeqytetit të Australisë. Shtetet që e kanë dekriminalizuar përdorimin rekreativ të marihuanës përfshijnë Argjentinën, Australinë, Belgjikën, Kolombinë, Italinë, Xhamaikën, Hollandën, Portugalinë, Spanjën, Zvicrën.

Politikat e shumë shteteve për marihuanën provokojnë qëndrime jo serioze për ҫfarë shoqërohet me problemet e varësisë ndaj substancës.

Marihuana e tymosur vepron më shpejt se sa marihuana e gëlltitur me produkte ushqimore, por gjithashtu vjen dhe me efekte anësore specifike të lidhura me thithjen konstante të tymit. Marihuana e tymosur mund të ҫojë në probleme respiratore afatgjata.

Në rast nevoje, ne ofrojmë transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni në spital dhe anasjelltas. Ne i ndihmojmë pacientët e huaj të marrin një vizë nëse kanë nevojë për të, dhe nëse vijnë të shoqëruar, mund të akomodohen në spital me shoqëruesit e tyre.

Stafi profesional është i diponueshëm për pacientët 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës. Mjekët e klinikës janë anestezistë, psikiatër dhe psikologë të ҫertifikuar me 10-25 vjet eksperiencë. Siguria dhe mbrojtja e pacientit janë prioriteti ynë, prandaj godina është nën survejimin e kamerave dhe rojeve të sigurisë.