Fobia është një çrregullim i zakonshëm ankthi që karakterizohet nga një frikë e fortë dhe irracionale ndaj një objekti, situate ose aktiviteti specifik. Shumë persona kanë fobi të ndryshme, por kjo ndjenjë frike mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme të personit, duke shkaktuar shmangie ekstreme të asaj fobie dhe stres të tepërt. Megjithëse fobia mund të duket si një frikë e zakonshme, ajo mund të shndërrohet në një pengesë të madhe për cilësinë e jetës së personit të prekur.

Çfarë është fobia?

Fobia është një lloj çrregullimi ankthi që shkakton frikë ekstreme dhe irracionale ndaj një stimuli shumë specifik. Njerëzit me fobi shpesh përjetojnë reagime të forta fizike dhe emocionale kur ekspozohen ndaj objektit ose situatës që i tremb. Në disa raste, kjo frikë mund të jetë aq e rëndë sa të kufizojë ndjeshëm jetën e tyre të përditshme, duke i penguar ata të shkojnë në punë, të udhëtojnë ose të marrin pjesë në aktivitete sociale, nëse ndonjë nga këto aktivitete përfshijnë ndonjë aspekt të fobisë së tyre.

Fobia nuk është thjesht një ndjenjë frike e zakonshme; ajo përfshin një reagim të pakontrollueshëm që mund të ndikojë në funksionimin e përgjithshëm të individit. Shumë njerëz përpiqen ta shmangin burimin e frikës së tyre me çdo kusht, gjë që mund të çojë në izolim dhe kufizim të aktiviteteve që mund të kryejnë. Për shembull, dikush me fobi nga urat dhe që mendon se do të shemben mund të zgjedhë një rrugë shumë më të gjatë për të arritur në destinacionin e tij në vend të një rruge të shkurtër që përfshin kalimin e një ure.

Llojet e fobive

Fobitë janë jashtëzakonisht të varjuara. Llojet e fobive janë thuajse një për çdo objekt ose situatë. Megjithatë, këto janë fobitë më të zakonshme:

Araknofobia – Fobia nga merimangat. Dikush me araknofobi mund të panikoset dhe të refuzojë të hyjë në një dhomë nëse sheh një merimangë në mur.

Akrofobia – Fobia nga lartësitë. Një personi me akrofobi mund t’i merren mendët dhe të përjetojë ankth kur qëndron në ballkon, edhe pse është plotësisht i sigurt.

Klaustrofobia – Fobia nga hapësirat e mbyllura. Dikush me klaustrofobi mund të shmangë ashensorët dhe të preferojë të përdorë shkallët, edhe për shumë kate.

Ofidiofobia – Fobia nga gjarpërinjtë. Një person me ofidiofobi mund të ketë frikë të shkojë për ecje në natyrë, nga frika se mund të hasë një gjarpër.

Nyktophobia – Fobia nga errësira. Dikush me nyktofobi mund të refuzojë të flejë pa një dritë nate. Është më e zakonshme për fëmijët, por haset edhe në adultë.

Aerofobia – Fobia nga fluturimi. Dikush me aerofobi mund të shmangë udhëtimet me avion dhe të preferojë udhëtimet e gjata me makinë.

Tripofobia – Fobia nga vrimat e vogla, të shumta. Një person me tripofobi mund të ndiejë parehati ose neveri kur sheh hoje blete.

Thanatofobia – Fobia nga vdekja. Është e natyrshme që të kemi frikë nga vdekja, por dikush me thanatofobi mund të shmangë çdo diskutim për vdekjen dhe funeralet dhe të përjetojë sulme paniku kur mendon për fundin e jetës së tij ose të të dashurve.

Misofobia – Fobia nga mikrobet (gjithashtu e njohur si germofobi). Një person me misofobi mund të lajë duart në mënyrë të tepruar dhe të shmangë shtrëngimin e duarve me të tjerët.

Glosofobia – Fobia nga të folurit në publik, ose fobia sociale. Një student me glosofobi mund të ndiejë nervozizëm të madh dhe madje edhe të ndjehet keq fizikisht para një prezantimi. Si kurohet fobia sociale mund të variojë nga individi në individ, por shpesh përfshin një kombinim të terapisë që i minimizon simptomat e fobisë sociale.

Koulrofobia – Fobia nga kllounët. Një person me koulrofobi mund të refuzojë të shkojë në cirk ose në një event të Halloween-i.

Agorafobia – Fobia nga bota e jashtme. Në fakt, agorafobia është një çrregullim ankthi dhe jo fobi specifike, sepse përfshin frikën e situatave të shumta (p.sh., hapësirat e hapura, turmat, transporti publik) për shkak të shqetësimit se nuk do të mund të ikin nga situata nëse fillojnë të përjetojnë simptoma të ankthit. Ndryshe nga fobia specifike, që fokusohet në një shkaktar të vetëm, agorafobia shpesh lidhet me çrregullimin e panikut dhe mund të ndikojë rëndë në jetën e përditshme. Dikush me agorafobi mund të shmangë qendrat tregtare ose transportin publik për shkak të frikës së madhe.

Entomofobia – Fobia nga insektet. Një person me entomofobi mund të panikoset kur sheh një buburrec të vogël në shtëpi.

Hemofobia – Fobia nga gjaku. Një personi me hemofobi mund t’i bie të fikët kur sheh një prerje të vogël ose një pikë hemorragjike.

Autofobia – Fobia nga të qenit vetëm. Dikush me autofobi mund të ndiejë ankth të madh kur lihet vetëm në shtëpi, qoftë për një periudhë të shkurtër.

Fobitë janë të panumërta, ndaj ju mund të keni një ose disa fobi që nuk i kemi përmendur fare këtu. Persona të ndryshëm poashtu kanë nivele të ndryshme frike rreth fobive të tyre, sidomos për individët që u ekspozohen shpesh fobive të tyre specifike.

Fobia 2

Shkaqet e fobive

Fobia mund të zhvillohet për arsye të ndryshme, duke përfshirë:

Si diagnostikohet fobia

Diagnoza e fobisë bëhet nga një profesionist i shëndetit mendor përmes:

Simptomat dhe shenjat e fobisë

Simptomat e fobisë përfshijnë:

Reagime fizike:

Reagime emocionale:

Ndikimi në jetën e përditshme: Kufizimi i aktiviteteve për të shmangur objektin ose situatën që shkakton frikën

Opsionet e trajtimit për fobinë

Trajtim mjekësor

Fobia mund të menaxhohet me disa medikamente, si beta-bllokuesit dhe qetësuesit që reduktojnë ankthin. Fobia zakonisht nuk menaxhohet fare me medikamente, por është një opsion.

Psikoterapia

Fobia mund të trajtohet me një sërë terapish, por terapia e ekspozimit është ndër më efektivet. Përfshin ekspozimin gradual ndaj objektit ose situatës që shkakton frikë. Qëllimi i kësaj terapie është të ndihmojë individin të përballet me frikën e tij në një mjedis të sigurt, për të zvogëluar reagimet ankthi dhe për të mësuar që frika është shpesh e paarsyeshme.

Përdoren teknika të ndryshme, duke përfshirë eksponimin gradual (duke filluar me situata të lehta dhe duke e rritur gradualisht intensitetin e ekspozimit) dhe eksponimin imagjinar (duke imagjinuar situatën frikësuese). Me kalimin e kohës, personat ndiejnë më pak ankth dhe mësojnë t’i kontrollojnë reagimet e tyre.

Trajtimi intensiv kundrejt trajtimit ambulator të fobisë

Trajtimi intensiv, ose spitalor, është i nevojshëm për individët që kanë fobi shumë të rënda, të cilat shkaktojnë probleme të mëdha në jetën e përditshme, si dhe për ata që mund të kenë edhe probleme të tjera të shëndetit mendor, si depresioni apo ankthi i rëndë. Në trajtimin intensiv, pacienti qëndron në spital ose klinikë për një periudhë të caktuar, ku mund të marrë mbështetje intensive dhe trajtim gjithëpërfshirës. Kjo mund të përfshijë seanca të shpeshta psikoterapie dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga profesionistë të shëndetit mendor.

Në trajtimin ambulator, individët marrin terapinë në mënyrë të rregullt, por pa qenë të detyruar të qëndrojnë në spital. Ky lloj trajtimi është më fleksibël dhe i përshtatshëm kur fobia është e përballueshme për pacientin jashtë një mjedisi spitalor dhe kur preferojnë të ruajnë rutinën e ditëpërditshme. Seancat mund të jenë një herë në javë ose sipas nevojës, dhe pacienti kthehet në shtëpi pas çdo seance.

Pas një seance diagnostike, doktori do t’ju sugjerojë vetë cili trajtim do të ishte më i përshtatshmi për ju.

Procesi dhe fazat e trajtimit të fobia në klinikën Dr. Vorobiev

Në Klinikën Dr. Vorobiev, fobia trajtohet përmes këtyre hapave:

A është e mundur të heqësh qafe vetë fobinë?

Fobia mund të përballohet përmes strategjive të vetë-ndihmuese si ekspozimi gradual dhe teknika vetë-qetësiese, por trajtimi profesional shpesh është i nevojshëm për raste më të rënda.

Kohëzgjatja mesatare e trajtimit për fobinë

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga lloji dhe ashpërsia e fobisë, por zakonisht zgjat nga disa javë deri në disa muaj.

Efikasiteti i trajtimit të fobisë

Trajtimet moderne, veçanërisht terapia konjitive e sjelljes dhe terapia ekspozuese, kanë treguar se fobia reduktohet ose eliminohet toalisht në shumicën e pacientëve.

Kostoja e trajtimit të fobia

Çmimi i trajtimit ndryshon në varësi të metodës së përdorur dhe kohëzgjatjes së terapisë. Për një numër më të saktë, mos hezitoni të na kontaktoni dhe të merrni një informacion më tepër.

Doktorët

Ekspertët në Klinikën Dr. Vorobiev janë të specializuar në trajtimin e fobive dhe kanë përvojë të gjerë në aplikimin e terapive të avancuara për menaxhimin e ankthit dhe frikës.

Patentat dhe certifikatat

Klinika posedon akreditime të shumta që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e trajtimit të pacientëve me fobi. Njihemi për punën që bëjmë me pacientë nga mbarë rajoni, por edhe bota.

Vlerësime

Gentiana Ramaj

Kam vuajtur nga fobia sociale për shumë vite, duke e pasur të vështirë të komunikoj me të tjerët. Simptomat e fobisë sociale ishin të tilla që ndjeja frikë dhe shqetësim edhe gjatë bisedave të thjeshta. Fobia sociale më kishte kufizuar jetën dhe marrëdhëniet me të tjerët. Pas trajtimit në klinikën Vorobiev, fillova të kuptoj më mirë këtë shqetësim dhe të bëj hapa të vegjël për të përballuar fobinë time