Ankthi është pjesë normale e jetës së përditshme, si përgjigje ndaj situatave apo periudhave stresuese. Por kur persiston në kohë, kemi të bejmë me një çrregullim të ankthit. Në këtë rast, trajtimi është i nevojshëm për ta minimizuar impaktin e këtij çrregullimi. Më poshtë do të flasim për ankthin si përgjigje fiziologjike dhe ankthin si përgjigje patologjike, llojet e ankthit, simptomatologjinë, etiologjinë, diagnozën dhe si kurohet ankthi.

Çfarë është ankthi?

Ankthi është një përgjigje fiziologjike, normale e trupit ndaj stresit. Në fakt, ndjenjat e ankthit mund të parashikohen të ndodhin gjatë periudhave stresuese të jetës dhe pritet të zgjasin për një periudhë të shkurtër kohore. Ankthi si përgjigje fiziologjike nxitet nga situata specifike, ndodh me ndërprerje dhe është i dobishëm për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Për shembull, është normale që një student të përjetojë ankth para një provimi të rëndësishëm dhe kjo mund ta motivojë të mësojë më shumë. Ankthi që përjeton një alpinist kur sheh një gjarpër e ndihmon të largohet nga rreziku sa më shpejt. Në këtë rast, nuk ka si kurohet ankthi, sepse është normal.

Në rastin e çrregullimeve të ankthit, ankthi kthehet në një përgjigje patologjike. Ankthi patologjik është i tejzgjatur, ndërhyn në jetën e përditshme, irracional dhe konstant. Ky lloj ankthi nuk është produktiv dhe është shumë i vështirë për t’u kontrolluar. Ankthi godet në situata që normalisht nuk duhet të ndjellin stres, ose në situata që janë vetë stresuese. Në çdo rast, ankthi është i ekzagjëruar dhe nuk ndihmon në tejkalimin e këtyre situatave, madje i vështirëson. Për shembull, ankthi para një provimi është normal, por ankthi i tepërt shkakton lodhje të trurit dhe frikë të tepruar para, gjatë dhe pas provimit. Ky lloj ankthi shenjat i ka inkapacituese.

Llojet e ankthit

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar (GAD). Karaterizohet nga ankthi i vazhdueshëm dhe jo proporcional në lidhje me obligimet e ditëpërditshme, si obligimet në punë ose shkollë, shëndetësore, familjare, financiare, etj. Ankthi kronik e vështirëson më tej kryerjen e këtyre obligimeve. Individët me GAD gjithmonë presin të ndodhë diçka e keqe dhe shqetësimi i tyre gati gjithmonë është i tepruar në krahasim me situatën reale. Ky ankthi duhet të persistojë shumicën e ditëve për të paktën 6 muaj. 

Çrregullimi i panikut. Karakterizohet nga përjetimi i rregullt i sulmeve të papritura të panikut. Ato ndodhin pa një arsye të dukshme dhe nuk mund të shpjegohen nga një çrregullim tjetër mendor ose fizik. Individi mund të jetë totalisht i relaksuar, kur papritmas ndihet sikur do të ndodhë diçka e tmerrshme, gjë që progreson në një sulm paniku.

Çrregullimi i ankthit social. Ky ankth ka të bëjë me frikën e rritur nga gjykimi i individëve të tjerë në situata sociale. Për shembull, një person me çrregullim të ankthit social mund të ndjejë ankth të konsiderueshëm edhe kur paguan për produkte në një dyqan që e frekuenton gjithmonë.

Fobitë specifike. Fobitë nxisin ndjesi të fuqishme frike dhe ankthi, deri në mosfunksionimin e individit në situata që përfshijnë fobinë e tij. Një individ me fobi nga urat mund të marrë një rrugë shumë më të gjatë me makinë që të evitojë kalimin e një ure. Ka një fobi për thuajse çdo gjë, por disa nga fobitë më të shpeshta janë fobia nga merimangat, hapësirat e ngushta, lartësitë, fluturimi, qentë, gjarpërinjtë, dhe nga vetëtima e bubullima. 

Agorafobia, ose përjetimi i ankthit në mjedise ku individi ndihet i paigurtë dhe mendon që nuk ka një rrugëdalje të lehtë. Veçohet nga fobitë specifike sepse individi me fobi specifike ka frikë nga një situatë specifike, kurse individi agorafobik ka më shumë frikë nga ankthi, paniku dhe frika që percepton se do të ndjejë në këto situtata. Pra, individi agorafobik ka frikë nga përjetimi intensiv i ankthit, zakonisht në formë të sulmeve të panikut, si dhe humbja e kontrollit në këto situata. 

Çrregullime të tjera ankthi, si ankthi i ndarjes, mutizmi selektiv, etj. Ankthi simptomat fizike i ka të ngjashme thuajse në çdo formë.

Ankthi 1

Shkaqet e ankthit

Eksperienca negative në fëmijëri

Eksperienca negative aktuale

Çrregullime të tjera mendore ose fizike që shoqërohen shpesh nga ankthi, si PTSD, OCD, depresioni, hipotiroidizmi, etj

Marrja e medikamenteve që mund të stimulojnë simptoma ankthi, si stimulantët që përdoren për ADHD, kafeina, inhalantët për trajtimin e azmës, antihistaminikët për trajtimin e alergjive, kortikosteroidet, medikamentet për tiroidet, si dhe shumë të tjerë

Ankthi simptomat fizike mund t’i ketë të ngjashme me efekte anësore të këtyre medikamenteve. Asnjëherë mos ndërpreni marrjen e medikamenteve pa u këshilluar me doktorin apo psikiatrin që ua ka dhënë.

Si diagnostikohet ankthi

Përjashtohen çrregullimet fizike me një analizë gjaku dhe ekzaminim fizik. Merret anamneza e pacientit, duke përfshirë simptomatologjinë. Mund t’ju kërkohet të plotësoni një pyetësor diagnostikues. Në fund, do t’ju jepet një diagnozë e saktë e një çrregullimi të ankthit, nëse e keni. Psikologët dhe mjekët tregojnë se ankthi si kurohet varet nga një kombinim i terapive, medikamenteve dhe ndryshimeve në stilin e jetës.

Simptomat dhe shenjat e ankthit

Ankthi shenjat psikologjike dhe të sjelljes i ka si vijon:

Ankthi simptomat fizike i ka të shumta, duke përfshirë:

Opsionet e trajtimit të ankthit

Trajtim mjekësor

Inhibitorët selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRI), antidepresantë që zakonisht përdoren për trajtimin e depresionit por mund të përdoren edhe për trajtimin e çrregullimit të ankthit. Rrisin nivelin e serotoninës, një neurotransmetues që ka efekt pozitiv në humor, gjumë dhe mirëfunksionimin emocional.

inhibitorёt e rimarrjes sё serotoninë-norepinefrinës (SNRI), antidepresantë që sërish mund të përdoren për trajtimin e ankthit. Rrisin nivelet e serotoninës dhe norepinefrinës (adrenalinës). 

Antidepresantët triciklikë (TCA), antidepresantë më të vjetër që funksionojnë ngjashëm me SNRI. Përdoren më rrallë sepse kanë më shumë efekte anësore.

Benzodiazepina, sedativ që redukton simptomat fizike të ankthit. Vepron shpejt dhe stimulon relaksin, por formon varësi nëse abuzohet.

Psikoterapia

Psikoterapia ndihmon shumë në trajtimin e ankthit duke ofruar një hapësirë për të shprehur ndjenjat dhe shqetësimet. Ajo gjithashtu i mëson pacientit teknika për të menaxhuar stresin dhe për të ndryshuar mendimet negative.

Trajtimi intensiv kundrejt trajtimit ambulator të ankthit

Varet nga severiteti i simptomave. Shtritja në klinikën Vorobiev është shumë më e sigurtë dhe efektive. Për të kuptuar ankthi si kurohet, duhet të kombinoni terapinë profesionale, kujdesin personal dhe mbështetjen emocionale.

Procesi dhe fazat e trajtimit të ankthi në klinikën Dr Vorobiev

Marrja e anamnezës së pacientit, që përfshin ankesat dhe simptomat.

Mund të bëhet një analizë gjaku komplet për të përjashtuar substancat ose çrregullimet e tjera që mund ta kenë shkaktuar ankthin.

Një profesionist i shëndetit mendor vendos diagnozën dhe harton një plan trajtimi të personalizuar sipas nevojave të pacientit. 

Seanca kontrolli pas trajtimit, për të siguruar stabilitetin e gjendjes.

A është e mundur të heqësh qafe vetë ankthin?

Pyetja që i shqetësonte gjithmonë pacientët është: ankthi si shërohet dhe a ka një zgjidhje për këtë ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi? Ankthin mund ta menaxhoni dhe vetë, por nëse ju pengon rregullisht në jetën e përditshme, do të përfitonit shumë nga ndihma profesionale. Shumë njerëz kërkojnë në internet “ankthi si shërohet,” por shpesh harrojnë se ndihma profesionale është hapi më i rëndësishëm.

Kohëzgjatja mesatare e trajtimit të ankthit

Kjo varet nga intensitetit i ankthit, plani i trajtimit dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Ankthi i moderuar lehtësohet brenda disa javësh, kurse ankthi i rëndë mund të kërkojë muaj ose edhe vite. Sidoqoftë, pacientët gëzojnë një cilësi shumë më të lartë të jetës pas trajtimit.

Efikasiteti i trajtimit të ankthit

Çdo trajtim modern për ankthin ka treguar rezultate afatgjata, përveç trajtimit medikamentoz që përdoret për të arritur rezultate afatshkurtra dhe ndërpritet ngadalë. Terapisti do t’ju shpjegojë se ankthi si shërohet varet nga qasja individuale dhe angazhimi në trajtim.

Kostoja e trajtimit të ankthit

Varjon nga mënyra si trajtohet ankthi dhe kohëzgjatja e trajtimit. Për një shifër më të saktë, na kontaktoni dhe do t’ju ndihmojmë me çdo pyetje që mund të keni.

Doktorët

Doktorët në klinikën Vorobiev kanë eksperiencë të gjerë në trajtimin e ankthit në çdo formë. Për profesionalizmin dhe dinjitetin me të cilin trajtohen pacientët dëshmojnë vetë ish-pacientët tanë.

Patentat dhe certifikatat

VIPVorobiev ka certifikimin DAACC (Certifikim për këshillim për Drogën, Alkoolin dhe Varësinë) dhe punon gjerësisht me pacientë të çrregullimeve mendore të ndryshme nga i gjithë rajoni dhe më larg, përfshirë ata që vuajnë nga ankthi.

Vlerësime

Arlinda Mehmeti

Ankthi i vazhdueshëm dhe shqetësimet e përditshme për gjërat më të vogla më munduan derisa nuk arrija të dilja më nga shtëpia. Disa shoqe më ndihmuan të kërkoj ndihmë në klinikën Vorobiev. Si dikush që e ka pasur gjithmonë të vështirë të flasë për ndjenjat, kisha frikë se nuk do të më kuptonin. Por qëndrimi im jo vetëm që më ndihmoi të qetësoj mendjen dhe të kuptoj më mirë veten, por tani mund të funksionoj në shoqëri pothuajse si gjithë të tjerët. Më në fund kuptova si trajtohet ankthi. Nuk e di ku do të isha po të mos kisha kërkuar ndihmë