Stresi post traumatik shkakton keqadaptime ndaj një ngjarjeje specifike traumatike, që çrregullon sistemin nervor. Individi “ngec” te ngjarja traumatike dhe nuk mund ta regjistrojë atë emocionalisht si diçka që tashmë ka kaluar.
Përgjigja normale ndaj stresit shkakton çlirimin e adrenalinës dhe aktivizon reagimin “lufto-ose-ngri”. Pasi përfundon kërcënimi, trupi rikthehet në nivelet e para-eksitimit. Përgjigjet normale ndaj stresit nuk kanë efekte afatgjata.
Në persona me PTSD, ngjarja traumatike vazhdon të përjetohet sikur akoma po ndodh. Ka pak rëndësi nëse, objektivisht, personi e di që ngjarja nuk përbën një rrezik aktual. Individët me PTSD bëhen të tërhequr sepse rikujtimi i ngjarjes shkakton hiper-eksitim. Efektet e këtij stresi post traumatik ndihen për muaj deri në vite të tëra, duke u bërë pengesë në jetën e përditshme.
PTSD zakonisht rezulton nga një traumë e lidhur me një incident të vetëm dhe specifik.
Çrregullimi kompleks i stresit post-traumatik (C-PTSD) është karakteristikë për individët që i janë ekspozuar një traume afatgjatë, por më shpesh shihet tek njerëzit që kanë përjetuar trauma gjatë një faze të hershme të zhvillimit apo janë abuzuar nga një i afërm. Stresi post traumatik pengon aftësinë e individit për të krijuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie.
Stresi traumatik sekondar (STS) i referohet traumës që psikologët mund të përjetojnë përgjatë viteve, si rezultat i dëgjimit të vazhdueshëm të përvojave traumatike të pacientëve.
Simptomat e çrregullimit të stresit akut (ASD) shfaqen brenda një muaji nga ndodhja e ngjarjes traumatike dhe zgjasin për 3 ditë – 1 muaj pas saj. Stresi post traumatik që lind është një faktor risku që më vonë të diagnostikohemi me PTSD.
Çrregullimi disociativ i stresit post-traumatik (D-PTSD) karakterizohet nga derealizimi dhe depersonalizimi. Njerëzit me D-PTSD mund të ndihen sikur po e shikojnë veten nga jashtë trupit ose sikur bota përreth tyre nuk është reale.
Individët me PTSD komorbide kanë një ose disa çrregullime të tjera të shëndetit mendor. Zakonisht diagnostikohet ky çrregullim, pastaj zbulohet PTSD me anë të një “PTSD test”. Trajtohet PTSD-ja bashkë me çrregullimin tjetër.
PTSD shkaktohet nga një ngjarje traumatike që shkakton një lloj stresi post traumatik. Nëse ju ka ndodhur një ngjarje traumatike që nuk e kemi listuar, kjo nuk do thotë kurrsesi që nuk keni PTSD. Ngjarjet traumatike përfshijnë:
Diagnostikimi i PTSD bëhet nga një psikolog ose psikiatër. Zakonisht, kjo përfshin një bisedë me profesionistin ku ju flisni për simptomat dhe traumën tuaj. Mund t’ju kërkohet të plotësoni pyetësorë ose “PTSD test” të ndryshëm diagnostikues.
Kategorizohen në 4 grupe:
Ka një sër trajtimesh për PTSD. Të gjithë synojnë lehtësimin e simptomave dhe rivendosjen e sigurisë në jetën e pacientit.
Trajtimi medikamentoz, zakonisht me antidepresivë SSRI dhe SNR, është opsional dhe shpesh kombinohet me psikoterapi. Efektet që shfaqen pas disa javësh.
Komunikimi me një psikolog vazhdon të jetë metoda kryesore për trajtimin e PTSD. Kjo e ndihmon pacientin t’i procesojë ngjarjet dhe emocionet me mbështetje profesionale.
Trajtimi spitalor përfshin qëndrimin në një klinikë të shëndetit mendor, të strukturuar për pacientët me simptomatologji më të rëndë. Trajtimi ambulator ofrohet me takime të rregullta, duke lejuar pacientin të vazhdojë aktivitetet e përditshme. Është më i përshtatshëm për pacientë simptomatologji mesatare ose të lehtë.
Ne i ndihmojmë pacientët të rikthehen në një gjendje stabiliteti, duke filluar trajtimin pasi t’i ndani shenjat dhe simptomat tuaja me mjekët tanë. Psikologët kryejnë ekzaminime me mjete si testi PDS për të krijuar një plan trajtimi të personalizuar, që mund të përfshijë medikamente, psikoterapi, kujdes spitalor 24/7 ose trajtim ambulator me seanca.
Përballimi i PTSD vetëm është gati i pamundur, që nga diagnoza me një PTSD test deri te mjekimi. Rekomandohet që t’i lejoni vetes që të merrni ndihmën e duhur profesionale.
Trajtimi i PTSD zgjat aq sa pacientit t’i lehtësohet plotësisht stresi post traumatik, që varjon shumë. Statistikisht, kohëzgjatja mesatare varjon nga 6 javë – 12 muaj.
Ky është një tjetër aspekt që varet nga shumë faktorë, por çdo trajtim është më efektiv se asnjë trajtim. Trajtimi fillon që nga diagnoza me një PTSD test. Shumica e pacientëve me PTSD shërohen pothuajse plotësisht.
Kostoja varet nga frekuenca e vizitave, lloji i medikamenteve, lloji dhe kohëzgjatja e trajtimit.
Klinika është e çertifikuar dhe e njohur për punën me sëmundjet e varësisë, por jo vetëm. Ne ofrojmë trajtim për një gamë të gjerë çrregullimesh traumatike.
Tash, unë ndihem shumë i shëndetshëm. Ndihem si vetvetja. Këtë ndjesi nuk e kam përjetuar për 8 vite me rradhë. Ndihem sikur të jem ngjallë edhe një herë
Jam ndjerë shumë komode. Që nga pastruesit deri te psikologët, janë shumë miqësore. Raporti pacient-mjek është i ngushtë. Madje edhe kam ngrënë drekë në të njejtën dhomë me ata
Gjatë shtrirjes sime në klinikë, kam takuar shumë pacientë të tjerë dhe kam dëgjuar shumë histori. Më parë, i shihja si njerëz që nuk dinin si të kujdesen për veten. Tani, e kuptoj që të gjithë kanë një problem dhe një arsye pse
Klinika Dr. Vorobjev ofron trajtime efektive për tejkalimin e varësisë ndaj narkotikëve, alkoolit dhe lojërave të fatit.