Marihuana është një substancë psikoaktive e përftuar nga bima Cannabis Sativa, e cila përmban kimikatin aktiv THC (tetrahidrokanabinol). THC ndikon në trurin e njeriut, duke shkaktuar ndjesi euforie dhe qetësie.
Marihuana përmban edhe një substancë të quajtur CBD (kanabidiol), e cila ka efekte të njohura anti-inflamatore dhe mund të përdoret për trajtimin e disa kushteve mjekësore, si ankthi dhe dhimbjet kronike. Por kjo substancë mund të ekstraktohet dhe të përdoret veçmas, ndaj nuk do ta trajtojmë në këtë artikull.
Edhe pse marihuana nuk krijon varësi aq shpejt apo aq fuqishëm sa drogërat e tjera ilegale, përdorimi i vazhdueshëm mund të ndikojë në sistemin nervor qendror dhe të krijojë varësi, pasi trupi i përdoruesit fillon ta trajtojë substancën si mënyrë për të përjetuar ndjenja pozitive. Ky është ndër dëmet që shkakton droga hashashi.
Para se të vazhdojmë, le të diferencojmë marihuanën nga hashashi. Ato vijnë nga e njëjta bimë, ndaj përmbajnë përbërës aktivë të njëjtë, por në sasi të ndryshme. Rrezina që përdoret për prodhimin e hashashit është një formë shumë më e fuqishme e marijuanës, duke i dhënë një përmbajtje më të lartë THC. Marihuana zakonisht ka rreth 20% THC (disa lloje mund të kenë nivele pak më të larta), kurse hashashi ka zakonisht 40 deri në 80%.
Hashashi shpesh shkakton efekte anësore më të fuqishme se marihuana, por në këtë artikull do t’i trajtojmë njëlloj sepse efektet anësore janë mjaft të ngjashme. Edhe pse marihuana është më pak e fuqishme, përdorimi i saj mund të shkaktojë probleme me kujtesën, humbje të koordinimit dhe një perceptim të çrregulluar të realitetit.
Marihuana shkakton një simptomatologji që varjon nga individi në individ, por më poshtë do të flasim për shenjat dhe simpromat në vija të përgjithshme. Mos harroni që marihuana mund të ketë efekte më pak intensive se hashashi, por të dyja kanë këtë simptomatologji.
Hashashi efektet anësore mund t’i nxisë menjëherë pas konsumit, por çfar dëmesh sjell hashashi nëse përdoret rregullisht? Le t’u hedhim një sy:
Disa persona nuk e përjetojnë fare ndjesinë e qetësisë apo euforisë për të cilin shfrytëzohet marihuana. Ata thjesht ndihen të frikësuar ose të stresuar dhe ky është efekti kryesor. Mendohet se kjo ndodh për shkak se marihuana rrit rrahjet e zemrës, duke ndjellë ndjesi paniku në disa persona. Qendra per trajtimin e te droguarv nga hashashi raportojnë se marihuana mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve psikologjike, si ankthi dhe depresioni, veçanërisht te individët që kanë predispozita të tilla.
Marihuana, nëse përdoret rregullisht për një kohë të gjatë, lidhet me riskun për të zhvilluar skizofreni më vonë, sidomos te individët që kanë një predispozitë gjenetike.
Varësia nga hashashi, siç ndodh shpesh dhe me drogërat e tjera, mund të fillojë si pasojë e kureshtjes, presionit shoqëror ose si një përpjekje për të përballuar stresin. Me kalimin e kohës, marihuana ndryshon qarkun e dopaminës në tru, duke krijuar nevojë për konsum më të madh për të arritur të njëjtin efekt. Jo të gjithë përdoruesit bëhen të mvarur, por ata që e përdorin rregullisht kanë gjasa të zhvillojnë varësi nga marihuana.
Trajtimi për varësinë nga marihuana zakonisht përfshin qasje terapeutike dhe, në disa raste, medikamentoze. Terapitë e zakonshme përshijnë:
Hapi i parë është të konsultoheni me një klinikë ose terapist, që mund ta vlerësojë situatën tuaj dhe të sugjerojë një plan të përshtatshëm trajtimi. Nëse keni njerëz tek të cilët mund të mbështeteni, si familjarë apo miq të cilëve mund t’u besoni, ata mund t’ju ndihmojnë gjatë procesit të rikuperimit duke ofruar mbështetje emocionale. Në disa raste ku përdoruesi nuk është i sigurtë për lënien e drogës, profesionistët e shëndetit mendor punojnë që ta kthejnë apatinë ose ambivalencën në dëshirë dhe motivim për ta lënë.
Klinika jonë është qendra per trajtimin e te droguarv nga hashashi më e mirë në rajon, duke ofruar trajtim rezidencial dhe ambulator. Dëmet që shkakton hashashi mund të jenë ekstensive, por ne do të jemi bashkë me ju në çdo hap të rrugës drejt rehabilitimit të plotë.
Kostoja e trajtimit për varësinë nga marihuana varjon në varësi të llojit të programit dhe nivelit të mbështetjes që kërkohet. Programet ambulatore zakonisht janë më të përballueshme, ndërsa trajtimi rezidencial, që përfshin qëndrimin në një qendër rehabilitimi, ka një kosto më të lartë. Përveç këtyre, marihuana mund të necesitojë shpenzime shtesë si terapitë individuale, grupore ose trajtimet medikamentoze.
Megjithatë, shumë qendra ofrojnë opsione fleksibël pagese ose mbështetje financiare për ata që nuk mund ta përballojnë koston e plotë. Varësia nga hashashi është një problem që e ndërpret jetën e shumë individëve, ndaj investimi në një plan trajtim është një hap kyç drejt rikuperimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës. Për një informacion më të saktë mbi koston e trajtimit për varësinë nga marihuana në klinikën tonë, mos hezitoni të na pyesni.
Mjekët dhe specialistët tanë që trajtojnë varësinë nga marihuana janë profesionistë që të përkushtuar për t’i ndihmuar individët të rikuperohen dhe të rifitojnë kontroll mbi jetën e tyre. Doktorët tanë janë të trajnuar për të kuptuar kompleksitetin e varësisë dhe për t’ju ofruar mbështetje, pa asnjë paragjykim.
Stafi jonë mjekësor përfshinë psikiatër, psikolgë dhe doktorë që trajtojnë varësinë nga marihuana. Synojmë të krijojmë një ambient të sigurt dhe mbështetës dhe t’i ndihmojnë pacientët të adresojnë jo vetëm varësinë, por edhe sfidat emocionale ose shëndetësore që e shoqërojnë atë.
Një trajtim cilësor sigurohet nga profesionistë të licencuar dhe të certifikuar në fushën e shëndetit mendor dhe varësive. Qendra jonë është e akredituar dhe njihet për trajtimin e të gjitha varësive, duke përfshirë këtu edhe varësia nga hashashi.
Pata një përvojë shumë produktive në këtë klinikë gjatë qëndrimit tim. Stafi ishte jashtëzakonisht mbështetës dhe nuk më bëri të ndihesha e gjykuar në asnjë moment. Mua më kanë sjellë prindërit, sepse në fakt nuk mendoja që kisha varësia nga hashashi. Më dukej sikur po e ekzagjëronin situatën, por në fakt isha shumë e mvarur nga marihuana për çdo ndjenjë pozitive. Bëra terapi në grup që ishte gjithashtu një burim i madh force, sepse doja ta dija që nuk isha e vetme. E rekomandoj këtë klinikë për këdo që po përballet me varësinë nga marihuana!
Klinika Dr. Vorobjev ofron trajtime efektive për tejkalimin e varësisë ndaj narkotikëve, alkoolit dhe lojërave të fatit.