Çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) e merr emrin nga mendimet specifike që përsëriten në mendjen e pacientit në mënyrë të vazhdueshme, të pakontrollueshme dhe pa dëshirën e tij – ndryshe të quajtura obsesione, – deri sa të çojnë në ekzekutimin e përsëritur të sjelljeve specifike – ndryshe quajtur kompulsione. Shpeshherë, individët që janë pastërtorë ose që i bëjnë gjërat në mënyra specifike mendojnë se kanë OCD, por çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) nuk është një tipar personaliteti. Është një çrregullim mendor që diagnostikohet me OCD test, kronik që e bën të vështirë mirë-funksionimin e individit në thuajse çdo aspekt të jetës, ndaj duhet marrë me seriozitetin që i takon.
Siç e përmendëm, çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) karakterizohet nga prania e obsesioneve dhe kompulsioneve. Obsesionet janë mendime, impulse ose imazhe të padëshiruara dhe të persëritura që shfaqen në mendjen e pacientit pa dëshirën e tij, duke e stresuar. Kompulsionet janë sjellje të persëritura ose rituale të kryera për të zvogëluar ankthin e shkaktuar nga obsesionet.
Pra, pacienti me OCD bombardohet nga mendime obsesive që e nxisin të bëjë një veprim të caktuar. Ai mund t’i tolerojë këto mendime intruzive për ca kohë, pavarësisht sa të bezdisshme ose stresuese mund të jenë për të në çdo moment, por në fund detyrohet t’i dorëzohet obsesionit dhe të kryejë veprimin, ose kompulsionin.
Kryerja e kompulsionit i jep pacientit me OCD një lehtësim afatshkurtër nga obsesioni, i cili do të rikthehet sërish. Madje, obsesionin mund të bëhet më i detajuar, duke bërë që kompulsioni të marrë më shumë kohë për t’u ekzekutuar. Kjo ndikon në jetën e pacientit me OCD, si në shkollë, punë, apo lidhjet ndërpersonale me të tjerët, duke e përkeqësuar shëndetin e tij mendor më tutje.
Le të flasim për llojet e obsesioneve dhe kompulsioneve, që përbëjnë OCD-në.
Obsesionet me kontaminimin, që përfshijnë mendime të vazhdueshme rreth substancave që mund të të shkaktojnë një sëmundje. Përfshihen, por jo vetëm: balta, mikroorganizmat, rrezatimi, substanca pastrimi shtëpiake, likidet trupore, ose edhe sëmundjet e tjera.
Obsesionet me shkaktimin e dëmit aksidental, që kanë të bëjë me frikën se mund t’i shkaktosh dëm dikujt aksidentalisht. Shembujt përfshijnë frikën se do të helmosh dikë nëse përpiqesh t’i gatuash diçka, do të godasësh padashje një individ ose kafshë me makinë, ke lënë padashje sobën ose diçka tjetër ndezur dhe e ke harruar, ke harruar të kyçësh derën e shtëpisë, si dhe shumë të tjera.
Obsesionet me perfeksionin, që lidhen me simetrinë dhe rregullin. Lind nevoja që çdo gjë të jetë e pozicionuar në një mënyrë të caktuar derisa pacienti me OCD e ndjen se është “e rregullt”. Kujdes, ky obsesion konfuzohet me perfeksionizmin, por më shumë se ndjenja e kënaqësisë kur gjërat janë të rregullta, karakterizohet më shumë nga niveli i lartë i stresit kur ato janë qoftë dhe pak asimetrike. Përfshin pozicionimin specifik të objekteve, apo nevojën që ato të jenë simetrike ose të çiftëzuara.
Obsesionet me sjelljet tabu, që mund të manifestohen si: mendime të padëshiruara seksuale ose të dhunshme për të cilat nuk keni askurrfarë interesi, frika e vazhdueshme se ke thyer rregullat e besimit tënd fetar dhe ke ofenduar Zotin, frika se sjelljet totalisht normale që kryen janë imorale, etj. Këto obsesione janë jashtëzakonisht stresuese, sepse individi me OCD nuk do t’i ekzekutojë dhe ndjen se i mbijnë mendimet në kokë si “me dhunë”, pra pa dëshirë. Në fakt, jo çdo obsesion sjell një kompulsion.
Obsesionet me humbjen e kontrollit, ku personi me OCD ka frikë se do t’u dorëzohet obsesioneve të tij. Individët me OCD janë shumë të vetëdijshëm për realitetin e sëmundjes dhe këtë gjë e vuajnë vazhdimisht. Këto obsesione përfshijnë frikën se do lëndosh veten ose dikë tjetër, do të kesh një shpërthim emocional, do të kryesh një kompulsion shumë të dëmshëm, etj. Rikujtojmë se jo çdo obsesion nxit një kompulsion.
Shkaqet e OCD janë të shumëllojshme dhe mund të lidhen me faktorë gjenetikë, biologjikë dhe mjedisorë. Një disbalancë në neurotransmetuesit, si serotonina, dhe përvoja traumatike në fëmijëri shpesh lidhen me zhvillimin e këtij çrregullimi, por mund të jetë edhe idiopatik. Pavarësisht shkaku, çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) necesiton një trajtim.
Diagnostikimi i OCD zakonisht bazohet në intervista klinike dhe teste të standardizuara, pra me OCD test të ndryshme. Profesionisti shëndetësor shqyrton simptoma të tilla si prania e obsesioneve dhe kompulsioneve që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme. Çrregullimi obsesiv kompulsiv simptomat i ka të ndryshme sipas obsesioneve/kompulsioneve individuale.
Shenjat kryesore të OCD është vetë prania e obsesioneve dhe kompulsioneve. Çrregullimi obsesiv kompulsiv simptomat i manifeston sipas mënyrës si ndikon çrregullimi obsesiv kompulsiv në jetën e pacientit me OCD.
Trajtim mjekësor. Medikamentet si SSRI-të (inhibitorët selektivë të rimarrjes së serotoninës) janë shpesh përzgjedhja e parë për trajtimin e OCD.
Psikoterapia. Terapia konjitive-biheviorale (CBT), veçanërisht ekspozimi dhe parandalimi i reagimit (ERP), është një nga metodat më të efektshme.
Trajtimi intensiv në lidhje me trajtimin ambulatore OCD. Programet intensive ofrojnë trajtim të specializuar, duke ndihmuar pacientët që vuajnë nga forma më të rënda të OCD.
Klinika Dr Vorobiev ofron një program të personalizuar trajtimi që përfshin diagnostikim të avancuar, terapitë më bashkëkohore dhe ndjekje të vazhdueshme për pacientët me OCD.
Çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD) mund të minimizohet me strategji vetëndihmuese, por trajtimi profesional është kyç për të arritur përmirësime të dukshme dhe të qëndrueshme.
Kohëzgjatja e trajtimit ndryshon, por shumica e pacientëve me OCD shohin përmirësime pas disa javësh deri në disa muaj pas ndjekjes së terapisë së rregullt.
Trajtimet moderne janë tejet efektive, duke ndihmuar shumicën e pacientëve me OCD të menaxhojnë simptomat dhe të përmirësojnë jetën e tyre. Çrregullimi obsesiv kompulsiv simptomat i ka të shumëllojshme, gjë që necesiton trajtim me qasje në disa drejtime. Që nga vendosja e saktë e diagnozës me një OCD test, deri te vendosja e një raporti të mirë mjek-pacient, në klinikën tonë ofrojmë trajtime të personalizuara që të maksimizojmë efikasitetin.
Kostoja varet nga lloji dhe intensiteti i trajtimit për OCD. Për një informacion më të saktë, mos hezitoni të kontaktoni direkt klinikën.
Ne punësojmë specialistë të OCD, duke përfshirë psikiatrë, psikologë dhe terapistë të certifikuar me eksperiencë të gjerë në trajtimin e çrregullimeve mendore.
Klinika VipVorobjev ka certifikim DAAC (për këshillimin ndaj drogës, alkoolin dhe varësinë) dhe njihet në tërë rajonin si ndër klinikat më të mira për trajtimin e një shumëllojshmërie sëmundesh mendore, përfshirë OCD.
Pas viteve të tëra duke vuajtur nga OCD, vendosa të kërkoj ndihmë në klinikën VipVorobjev. Përvoja ishte transformuese. Për herë të parë pas shumë kohësh, ndiej qetësi dhe kontroll mbi jetën time. Atmosfera mbështetëse dhe përkushtimi i doktorëve ishin surprizuese për mua, që isha mësuar me të tjerët që OCD ju dukej si sëmundje e shpikur. Nuk mund t’i rekomandoj mjaftueshëm. Ju falenderoj për këtë kapitull të ri të jetës sime!
Klinika Dr. Vorobjev ofron trajtime efektive për tejkalimin e varësisë ndaj narkotikëve, alkoolit dhe lojërave të fatit.