Qendër rehabilitimi për drogën Dr Vorobjev

Varësia nga substancat është një nga vuajtjet më jetë-kërcënuese që mund të kalojë dikush. Në këtë qendër rehabilitimi për drogën, Klinikën Vorobjev, besojmë se rikuperimi i plotë është mëse i mundur. Qendra jonë është themeluar mbi bazën e një eksperiencë të gjatë – mbi 20 vjet – në trajtimin e varësive dhe çrregullimeve mendore, duke kombinuar trajtimet moderne mjekësore dhe psikologjike me një ambient të rehatshëm e suportiv. 

Qendër rehabilitimi për drogën Dr Vorobjev

Pse të zgjidhni qendër rehabilitimi për drogën Dr Vorobjev?

Le të eksplorojmë se çfarë e bën Klinikën Vorobjev një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë një jetë të re, pa varësi, dhe do të shpjegojmë në detaje programet tona të trajtimit
Vite përvojë në trajtimin e varësive

Vite përvojë në trajtimin e varësive

Klinika Vorobjev ka ndërtuar një reputacion të fortë në fushën e rehabilitimit nga varësitë. Me një histori që shtrihet më shumë se dy dekada, në këtë qendër rehabilitimi për drogën kemi trajtuar me sukses qindra raste. Ekipi ynë përbëhet nga mjekë dhe specialistë të certifikuar dhe trajtimet bazohen në studimet e fundit shkencore, me një qasje empatike dhe dinjitoze ndaj pacientëve

Një ambient i rehatshëm dhe mbështetës

Ne besojmë se ambienti në të cilin ndodheni gjatë trajtimit ka ndikim të drejtpërdrejtë në rehabilitim. Rehabilitimi, sado të rehatshme dhe profesionale kushtet, është i vështirë në cilëndo qendër rehabilitimi për drogën. Prandaj jemi përpjekur të krijojmë një atmosferë sa më komode. Duam që pacientët të ndihen të sigurt, të qetë dhe të motivuar për të filluar procesin e rikuperimit. Ambientet tona janë të pajisura dhoma moderne, të rehatshme dhe të pajisura me çdo lloj komoditeti – nga pajisjet moderne mjekësore deri te hapësirat për relaksim dhe psikoterapi. Gjatë qëndrimit, pacientët kanë opsionin e marrjes pjesë në aktivitete të ndryshme relaksuese dhe terapeutike për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe emocionale.

Një ambient i rehatshëm dhe mbështetës

Çfarë trajtojmë në Qendrën Dr Vorobjev?

Varësia nga alkooli

Alkoolizmi është një nga sfidat më të zakonshme që përballet shoqëria moderne, por edhe të rrezikshme. Klinikën Vorobjev është e njohur si një qendër rehabilitimi për alkoolin me programe gjithëpërfshirëse për varësinë nga alkooli, me diagnostikim të detajuar, detoksifikim, psikostabilizim dhe konsulta kontrolli pas trajtimit.
Ekipi mjekësor vlerëson gjendjen fizike dhe psikologjike të pacientit përmes analizave laboratorike dhe testeve psikologjike. Mund të kryhen ekzaminime shtesë si rezonanca magnetike (MRT), elektroencefalografia (EEG) apo analiza të veçanta për zemrën dhe mëlçinë. Në raste të lehta, detoksifikimi zgjat 1-2 ditë, ndërsa në rastet më të rënda mundet deri në 7 ditë.
Varësia nga droga

Varësia nga droga

Trajtimi i varësisë nga droga kërkon një ndërthurje të kujdesshme midis procedurave mjekësore dhe mbështetjes psikologjike. Kjo qendër rehabilitimi kundër drogës përdor metoda të detoksifikimit ultra të shpejtë për të pastruar trupin nga substancat psikoaktive, ndjekur nga terapia intensive.
Qendra jonë trajton varësi nga substanca të ndryshme, si opioidet, kokaina, metamfetaminat, si dhe më shumë. Për trajtimin e çfarëdolloj varësie, gjithmonë përfshijmë psikoterapi dhe konsulta kontrolli pas mbarimit të trajtimit, si dhe detoksifikim në shumicën e rasteve. 
Varësitë nga bixhozi dhe të tjera

Varësitë nga bixhozi dhe të tjera

Përveç substancave, ne trajtojmë edhe varësinë nga bixhozi dhe sjellje të tjera kompulsive që ndikojnë negativisht në jetën e individit, si varësia nga interneti apo video-lojrat. Varësia nga bixhozi prek jo vetëm shëndetin mendor, por edhe marrëdhëniet familjare, financat dhe jetën sociale të individit.
Trajtimi fillon me një analizë të thelluar për të vlerësuar shkallën e varësisë. Për këtë qëllim, klinika përdor. Teste psikologjike për të vlerësuar nivelin e varësisë, analiza neurologjike dhe hormonale për të identifikuar çrregullime kimike në tru, vlerësim të stresit dhe depresionit, që shpesh shoqërojnë këtë lloj varësie

Çrregullimet psikologjike

Në këtë qendër rehabilitimi për drogën, e dimë që varësia shpesh shoqërohet me probleme të tjera psikologjike. Për ne, trajtimi nuk ndalon vetëm tek eleminimi i substancës; ne punojmë për të rikthyer ekuilibrin e plotë mendor. Trajtojmë një gamë të gjerë çrregullimesh psikologjike, duke përdorur një qasje të integruar me psikoterapi dhe trajtime medikamentoze.

Qasja jonë ndaj rikuperimit – Çfarë na bën të ndryshëm?

Plane trajtimi të personalizuara për çdo pacient

Çdo person që hyn në këtë qendër rehabilitimi kundër drogës kalon një vlerësim të detajuar fillestar, ku specialistët tanë përcaktojnë historikun mjekësor dhe nevojat individuale. Ne besojmë se rikuperimi është një proces transformimi, ku çdo pacient ndihmohet të krijojë një jetë të re, të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Kjo qasje na bën të ndryshëm si qendër rehabilitimi për të droguar, sepse adresojmë jo vetëm aspektet mjekësore, por edhe ato emocionale, psikologjike dhe sociale të çdo individi.
Plane trajtimi të personalizuara për çdo pacient

Fokus te rikuperimi afatgjatë

Në këtë qendër rehabilitimi për drogën, rikuperimi nuk është thjesht largimi i substancave apo lehtësimi i simptomave momentale. Si qendër rehabilitimi droge me eksperiencë, objektivi ynë afatgjatë është që pacientët tanë të ndërtojnë baza të forta për një jetë të shëndetshme pas trajtimit.

Terapitë holistike dhe të bazuara në prova

Ne përdorim metoda shkencërisht të provuara që integrohen me terapi holistike, duke marrë parasysh të gjitha aspektet e qenies njerëzore. Përveç terapive tradicionale, përdorim edhe teknika relaksimi, meditimin dhe terapi alternative.

Njihuni me stafin tonë

Klinika Dr Vorobjev krenohet me ekspertët e njohur botërisht që kanë shumë vite eksperiencë në trajtimin e ҫrregullimeve të varësisë dhe ҫrregullimeve mendore. 

Si funksionon trajtimi ynë – Hap pas hapi

Vlerësim fillestar dhe konsultim

Vlerësim fillestar dhe konsultim

Në hapin e parë, pacientët u nënshtrohen një vlerësimi të plotë, që përfshin intervista të detajuara, analiza mjekësore dhe psikologjike dhe testime laboratorike. Bazuar në këtë vlerësim, krijohet një plan trajtimi individual, në konsultim të plotë me pacientin.

Detoksikim dhe menaxhimi i abstinencës

Detoksifikimi kryhet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore për të minimizuar efektet anësore dhe për të siguruar eleminimin e sigurt të drogës. Si qendër rehabilitimi për të droguar, jemi të pajisur me të gjitha mjetet dhe medikamentet e nevojshme për të perfomuar këtë proces. Përdoren medikamente edhe për të lehtësuar simptomat e lënies së drogës.

Terapia dhe parandalimi i recidivës

Kjo përfshin psikoterapinë, konsultat e kontrollit dhe më shumë. Në këtë fazë, edukimi për menaxhimin e emocioneve dhe krijimi i rrjetit suportiv social janë kyç për suksesin e rehabilitimit.

Opsione të avancuara trajtimi të disponueshme në klinikën Dr Vorobjev

Detoksifikim ultra i shpejtë (UROD): Metodë moderne për përshpejtim të eleminimit të substancave toksike. Terapia transkraniale: Stimulimi i trurit për të përmirësuar funksionimin kognitiv. Procedurat regjeneruese: Terapi që ndihmojnë në regjenerimin qelizor dhe balancimin e metabolizmit pas përdorimit të substancave. Terapitë holistike: Kombinimi i metodave tradicionale me terapi alternative, si meditimi dhe yoga, për të arritur rikuperim të plotë trupor dhe mendor.
Opsione të avancuara trajtimi të disponueshme në klinikën Dr Vorobjev

Kostoja e trajtimit në Qendrën Dr Vorobjev

Një nga aspektet më të rëndësishme kur zgjidhet një program trajtimi është kostoja. Në Klinikën Vorobjev, ne duam të jemi sa më transparent në këtë aspekt, prandaj ju inkurajojmë të na kontaktoni për të marrë një numër specifik. Kostoja e trajtimit varet nga. Grada e varësisë: Pacientët me varësi më të thella ose të kombinuara mund të kenë nevojë për një program më të gjatë dhe të personalizuar. Lloji i trajtimit (spitalor ose ambulator): Trajtimi spitalor, që përfshin qëndrim në ambientet e klinikës me monitorim të plotë 24/7, ndërsa programet ambulatore janë zakonisht më të përballueshme. Opsionet e avancuara dhe terapitë shtesë: Mund të jenë të nevojshme varësisht nga rasti, që rrit koston totale.

Kostoja e trajtimit të varësisë në Qendrën Dr. Vorobjev

Nëse jeni të interesuar të filloni trajtimin e varësisë në qendrën tonë për trajtimin e sëmundjeve të varësisë, mënyra më e mirë është të kontaktoni me këshilltarët tanë mjekësorë. Këtë mund ta bëni duke telefonuar në numrat e listuar në faqen tonë të kontaktit. Gjithashtu, mund të na shkruani përmes faqes së internetit apo aplikacioneve WhatsApp dhe Viber.Këtu do të merrni informacion mbi çmimet e trajtimeve tona si dhe çdo informacion tjetër që mund t’ju interesojë lidhur me shërbimet që ofrojmë.

Pyetësorët online

Nëse keni një pyetje specifike për ne në lidhje me varësinë ose çrregullimet mendore, ju lutemi plotësoni formularin online në mënyrë që specialistët e Spitalit Dr. Vorobjev t’ju japin përgjigjet më të mira.

Dëshmitë tona të pacientëve

Përvojat e pacientëve tanë nga e gjithë bota të cilët u trajtuan me sukses në klinikën tonë Dr Vorobjev.

Bojan Tomović pas përfundimit të trajtimit
Përvojat pas trajtimit të varësisë shumëvjeçare
Vetëm guxim dhe pa vonesë
Lufta e përditshme për kokainë

Pyetjet e shpeshta

A është i dhimbshëm procesi i detoksifikimit?

Me metodat tona moderne, ne minimizojmë shqetësimet fizike dhe psikologjike. Detoksifikimi kryhet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore për të minimizuar efektet anësore dhe për të siguruar eleminimin e sigurt të substancave psikoaktive.

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga grada e varësisë dhe kompleksiteti i çështjes, nga disa javë deri në disa muaj.

Po, ne ftojmë çdo individ që të kontaktojë klinikën tonë për një konsultim fillestar, ku mund të vizitoni ambientet tona dhe të diskutoni nevojat tuaja specifike me ekspertët tanë.