Detoxifiere de droguri la Clinica Dr Vorobjev – Curăță-ți corpul, rămâi puternic

Nëse keni vendosur të ndërmerrni këtë hap jashtëzakonisht të vështirë por absolutisht të nevojshëm, pastrimi i gjakut nga kokaina mund të bëhet në mënyrë të sigurtë dhe efektive në klinikën Vorobjev. Jemi të pajisur me pajisjet më moderne, medikamentet më efektive dhe një staf të trajnuar ekspertësh që e trajtojnë pacientin me dinjitet. Nëse po kërkoni vende ku mund të bëhet pastrimi i gjakut nga kokaina, ja keni borxh vetes që të konsideroni edhe klinikën tonë.

Si ndikon kokaina në trurin dhe trupin

Si stimulant i fuqishëm, kokaina krijon varësi menjëherë. Nuk ka nevojë që të përdoret rregullisht që të krijojë varësi. Prandaj, nëse kërkojmë si të pastrohemi nga kokaina, duhet të konsiderojmë se ky proces është një ndërhyrje mjeksore dhe duhet kryer me metodat dhe medikamentet më të fundit. 

Efektet afatshkurtra të përdorimit të kokainës:

Përsa i përket shëndetit fizik të trurit, përdorimi afatshkurtër i kokainës rrit rrezikun ndaj goditjes në tru, krizave konvulsive, migrenave dhe komës. 

Efektet afatgjata të përdorimit të kokainës:

Përsa i përket shëndetit fizik të trurit, përdorimi afatgjatë i kokainës rrit riskun ndaj një hemorragjie apo goditje në tru, aneurizma, sëmundjes së Parkinsonit, apo krizave konvulsive.

Efektet e përdorimit të kokainës në trup:

Nëse tymoset, mund të shkaktojë një sër problemesh pulmonare

Dëshira për t’u detoksifikuar nga kokaina është një arsye mëse e mirë për ta filluar këtë proces. Nëse keni provuar ta lini kokainën vetë por efektet anësore kanë qenë të pamenaxhueshme, kjo është mëse normale.

Shenja paralajmëruese në sjellje

Simptomat e para të “cocaine crash” shfaqen 20 – 60 min pas përdorimit. Nëse nuk përdoret më kokainë, simptomat rriten në intensitet dhe kohëzgjatje. Një krizë fizike dhe emocionale shpesh pason këtë periudhë.

Përdorimi i rregullt i kokainës ndërton një tolerancë që çon në varësi. Simptomat e lënies së saj mund të ndodhin direkt pas përdorimit të parë, gjë që e bën të vështirë pastrimi i gjakut nga kokaina.

Gjatë një “cocaine crash”, individi përjeton:

Pasi kalon kriza fillestare, shfaqen simptomat e vërteta të lënies së kokainës. Këto e vështirësojnë tepër lënien e saj. Shumëfishohen me abuzimin e rëndë ose të vazhdueshëm të kokainës. Shenjat e lënies kanë tendencë të jenë më psikologjike me kokainën sesa me drogat e tjera, por fillojnë me varësi fizike që ul aftësinë e trurit për të modifikuar nivelet e stresit dhe kënaqësisë.

Simptoma fizike që nuk duhen neglizhuar

Shenja psikologjike të varësisë

Çfarë të presësh gjatë detoksit në Klinikën Dr Vorobjev

Pavarësisht se sa kohë ka zgjatur varësia nga kokaina, përgjigja ndaj pyetjes “si të heqim dorë nga kokaina” është e frikshme. Por pasojat e vazhdimit të varësisë janë ende më të frikshme. 

Opsionet tona janë detoksifikimi i shpejtë dhe ultra i shpejtë i kokainës. Dallimet kryesore janë shpejtësia e procesit të detoksifikimit dhe përdorimi i anestezisë së përgjithshme në detoksifikimin ultra të shpejtë.

Gjatë detoksifikimit të shpejtë, pacientëve u jepet një infuzion intravenoz me antagonistë të opioidesh për 6-8 ditë. Në fund të trajtimit, nuk ka më kokainë në sistemin e pacientit. Procesi ultra i shpejtë është i ngjashëm, por më i shpejtë sepse pacientët vihen nën anestezi të përgjithshme dhe detoksifikimi ndodh brenda disa orësh. Përsa i përket pyetjes se ekzaktësisht sa kohe duhet te pastrohet trupi nga kokaina, kjo varet nga rasti në rast.

24 orët e para – Stabilizimi fillestar

Para detoksifikimit, kryhen një sërë ekzaminimesh për të vlerësuar gjendjen aktuale fizike dhe psikologjike të pacientit. Bëhen analiza gjaku dhe urine për të kontrolluar për mbetjet e drogës, si dhe vlerësohet çdo parametër tjetër që mund të ndikojë në procesin e detoksifikimit.

Është kyç që pacienti të jetë plotësisht i sinqertë në lidhje me përdorimin e mëparshëm të substancave që të hartohet një plan i saktë trajtimi. Ndryshe nga detoksifikimi i disa drogërave të tjera, pastrimi i gjakut nga kokaina ka të bëjë me eleminimin e prerë të kokainës, jo uljen graduale të sasisë së saj. Para se t’i nënshtrohet detoksifikimit, ekipi mjekësor e mban nën kontroll të vazhdueshëm pacientit për të siguruar hidratim, ushqyerje dhe gjumë të rregullt. Kjo procedurë parapërgatitore përfshihet në periudhën sa kohe duhet te pastrohet trupi nga kokaina.

Procesi dhe progresi ditë pas dite

Aktualisht, nuk ka një medikament specifik të miratuar për lënien ose trajtimin e kokainës, por ka disa ilaçe që përdoren gjatë detoksifikimit për të menaxhuar simptomat e lënies së kokainës.

Simptomat e lënies së stimuluesve si kokaina mund të lehtësohen nga pushimi, ushtrimi fizik dhe një dietë e shëndetshme. Pacientët që vuajnë nga depresioni mund të përfitojnë nga trajtimi me antidepresantë dhe ndërhyrja psikiatrike. Ekziston një rrezik i lartë i rikthimit të varësisë, prandaj detoksifikimi gati gjithmonë pasohet nga psikoterapia.

Programe të personalizuara për detoksifikim nga kokaina

Çdo plan trajtimi i hartuar në klinikën tonë është i personalizuar sipas nevojave specifike të pacientit. Hapat zgjidhet pasi hartohen nga doktori, gjithnjë me konsentin e pacientit.

Terapitë që mbështesin detoksifikimin

Pas procesit të detoksifikimit, akoma ekziston risku i ripërdorimit të kokainës. Problemet që e kanë shtyrë individin ta provojë kokainën edhe kur nuk ka patur mvarje fizike ndaj saj mund të ekzistojnë akoma. Për këtë arsye, mënyra si të heqim dorë nga kokaina duhet të përfshijë edhe një plan për ta ndjekur detoksifikimin me psikoterapi.

Pse të zgjedhësh Klinikën Dr Vorobjev për detoks

Klinika Vorobjev ka një eksperiencë shumë-vjeçare në trajtimin e varësisë nga substancat, por jo vetëm. Pajisur me kushte ideale, mjekë dhe staf mjeksor të kualifikuar që përdorin teknikat dhe medikamentet e fundit, mundësojmë një rehabilitim të sigurtë dhe efketiv.

Institucion mjekësor i besuar me dekada përvojë

Klinika Vorobjev është e certifikuar për punën me përdoruesit e substancave. Ne specializojmë në trajtimin e varësive ndaj substancave, por edhe sëmundjeve dhe çrregullimeve psikologjike.

Pacientët ndërkombëtarë të mirëpritur – Mbështetje shumëgjuhëshe

Klinika Vorobjev është e njohur ndërkombëtarisht për punën që bën, ndaj akomodimi i pacientëve të shtetësive të ndryshme është rutinë për ne. Na kontaktoni për të rregulluar detajet e qëndrimit tuaj këtu.

Rreziqet e fshehura të detoksit në shtëpi

Kur fillojnë ta marrin shëndetin më seriozisht, shumë përdorues të substancave përpiqen ta lënë drogën një herë e përgjithmonë. Por intensiteti i simptomave të lënies së kokainës e bën rikthimin tek ajo gati të pashmangshëm.

Kostot dhe çfarë përfshihet në detoksifikim

Detoksifikimi i kokainës varet nga pacienti në pacient. Kostoja është mesatarisht 2700 €.

Udhëtimi në Klinikën Dr Vorobjev për detoks

Për të rregulluar qëndrimin tuaj në klinikë, ju lutemi të na kontaktoni. Ne do të bashkëpunojmë me ju për të organizuar çdo detaj të udhëtimit dhe qëndrimit tuaj.

Detoksifikim vs. Rehabilitim – Cila është diferenca?

Nëse keni kërkuar si të pastrohemi nga kokaina, mund të keni marrë përgjigje në ndryshme rreth trajtimit. Detoksifikimi është thjesht eleminimi mjeksor i drogës nga sistemi. Rehabilitimi përfshin detoksifikimin dhe psikoterapinë për muajt pasues për të çrrënjosur me themel arsyet që e shtyen pacientin të përdorë kokainë. Psikoterapia pas detoksifikimit ofron mbështetjen e vazhdueshme të nevojshme për një shërim gjithëpërfshirës.

Filloni rrugëtimin tuaj drejt shërimit – Na kontaktoni sot

Nëse ju ose dikush që njihni ka nevojë për shërbimet tona, ju mirpresim të na kontaktoni për çdo pyetje. Konsultat me mjekët e klinikës janë konfidenciale.

FAQ

Sa zgjat detoksifikimi?

Detoksifikimi zgjat mesatarisht 6-8 ditë, por simptomat pasuese dhe dëshira psikologjike për ta përdorur kokainën sërish mund të zgjasin për muaj të tërë. Prandaj, duhet pasuar me psikoterapi.

Mbikqyrja mjeksore është ideale për detoksifikimin e sigurtë, në saj të riskut të konvulsioneve, mendimeve për vetvrasjen, apo problemeve tjera serioze.

Pas detoksifikimit, rekomandohet që të vazhdoni me një program psikoterapeutik për të çrrënjosur tërërisht varësinë. Ne do t’ju bëjmë rekomandime sipas rastit që paraqisni.